Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Juristi Kreshnik Spahiu, përmes një shkrimi të ndarë në rrjetet sociale është shprehur se shqiptarët sot janë viktima të “mafies” së ushqimeve, që sipas tij është edhe më e rrezikshme se trafikantët e drogës. Spahiu shkruan se nëse dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit
Ndër të tjera ai shprehet se biznesmenët shqiptarë sot nuk eksportojnë dot jashtë ushqime, me arsyetimit se produktet nuk plotësojnë standardet europiane.
Spahiu shkruan se Shqipëria është e vetmja në Europë që pas vitit 1990 shkatërroi institutin e farërave, ku për dekada funksiononin laboratorë që merreshin me kontrollin, certifikimin, testimin dhe zhvillimin e farërave bujqësore për të garantuar cilësi dhe përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së.
Ndërsa thekson se siguria ushqimore është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me BE-në dhe një nga më të vështirët për t’u përmbushur, ai shton se Shqipëria ka ende probleme serioze në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Shkrimi i plotë:
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
Sot shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve. Mafia e ushqimeve fiton më shumë se mafia e drogës. Nëse droga dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit.
Dikur Shqipëria krenohej me produktet ushqimore për shkak të cilësisë, çmimeve, por edhe shijes së shumë produkteve si frutat, perimet, mishi, bulmeti etj. Por kjo i përket të kaluarës dhe ka mbetur një mit.
Një biznesmen shqiptar dëshironte të eksportonte mish në Gjermani dhe në BE, me iluzionin se Europa nuk ka mish si Shqipëria. Pas 6 muajsh përpjekjesh dhe analizash, autoritetet ushqimore i kthyen përgjigje negative, sepse mishi i viçit, i derrit, i qingjit dhe i lopës nuk plotësonin standardet për t’u shitur në Bashkimin Europian.
E njëjta situatë i ka ndodhur edhe një miku tim nga Lushnja, i cili ka tentuar disa herë të eksportojë në Austri domate, speca, patëllxhanë dhe kunguj. Maunet e tij janë bllokuar në kufi sepse nuk plotësonin standardet europiane.
Problemet në të dyja rastet kanë qenë:
• bakterie të rrezikshme (Salmonella, E. coli, Listeria)
• pesticide mbi limitet e lejuara
• antibiotikë ose hormone të ndaluara
• metale të rënda mbi kufijtë e lejuar
• mungesa e higjienës
• temperatura e pakontrolluar
• kontaminimi
• cilësia e ushqimit që kanë konsumuar kafshët
• cilësia e ujit
• paketimi dhe ruajtja
Shqipëria është e vetmja në Europë që pas vitit 1990 shkatërroi institutin e farërave, ku për dekada funksiononin laboratorë që merreshin me kontrollin, certifikimin, testimin dhe zhvillimin e farërave bujqësore për të garantuar cilësi dhe përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së.
Në Shqipëri sot as nuk mund të hash dhe as nuk mund të pish me cilësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se ushqimet në Shqipëri kanë më shumë shije se në Europë, por kjo nuk do të thotë se një ushqim i shijshëm është i shëndetshëm dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore.
Për shembull, Shqipëria ka bukën më të keqe në Europë dhe nuk krahasohet me asnjë shtet europian për cilësi e bukës. Drithërat nga të cilat prodhohet shumica e bukës në Shqipëri vijnë nga Serbia, Rusia dhe Ukraina, shpesh me standarde më të ulëta cilësie.
Po picat, për të cilat mendohet se në Shqipëri bëhen më të shijshme se kudo — a keni menduar ndonjëherë se me çfarë përbërësish përgatiten?
Nuk po ndalem tek pijet, sepse dihet botërisht që kafeja, vera, pijet alkolike, vaji i ullirit janë produktet më të falsifikuara në Shqipëri.
E keni dëgjuar kur kryeministri tallet me emigrantët duke thënë: “Ejani pini një kafe ekspres në Shqipëri, boll me lëng gështenjash në Gjermani”.
Në fakt, kryeministri nuk e di se në Gjermani kontrolli i kafes fillon nga pesticidet mbi limitet e BE-së, mykotoksinat, metalet e rënda; substancat e ndaluara; vazhdon me kontrollin e autenticitetit dhe të cilësisë, për të garantuar mos përzierien me materiale të tjera; dhe përfundon me kontrollin e higjienës, përpunimit, magazinimit apo transportit.
A e di kryeministri se me çfarë uji përgatitet kafeja ekspres në shumë lokale shqiptare?
A i ka parë depozitat e ndryshkura, me papastërti dhe minj të ngordhur në ujin e kontaminuar në pallate dhe bare? Po mizat dhe buburrecat në makineritë e ekspresit?
Sot mafia e ushqimeve po vret çdo ditë jetët tona sepse:
1. Po helmon shëndetin e shqiptarëve.
Ajo po i ekspozon qytetarët ndaj sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shqiptarët janë ajo çfarë hanë. Një shoqëri që ushqehet keq është një shoqëri që sëmuret dhe mbush spitalet.
2. Po boshatis xhepat e shqiptarëve.
Me rënien e euros, pritej që çmimet e ushqimeve të importuara të uleshin, sepse blihen me euro dhe shiten me lekë. Por ndodhi e kundërta. Supermarketet shqiptare shpesh kanë çmime 2–3 herë më të larta se supermarketet në Europë. Mafia e ushqimeve nuk lejon konkurrencën dhe hyrjen e korporatave europiane si Lidl, Penny dhe Aldi duke bllokuar tregun e lirë dhe çmimet e larta.
3. Mafia e ushqimeve po pengon integrimin europian të Shqipërisë.
Siguria ushqimore është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me BE-në dhe një nga më të vështirët për t’u përmbushur.
Fatkeqësisht, Shqipëria ka ende probleme serioze në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Në Shqipëri nuk ushqehemi mirë por ushqehemi shumë keq.
A e dini sa markete shesin ushqime të skanduara dhe ndryshojnë datat?
Mafia e ushqimeve po pasurohet me ushqime të skaduara që ju ushqeni fëmijët tuaj.
Këtu nuk kam parasysh disa dhjetëra bujtina apo sipërmarrës të shkëlqyer shqiptarë, por përditshmërinë: tavolinat në shtëpi, restorantet dhe baret në çdo cep pallati, dhe qeset me ushqime që mbushim çdo ditë në mini-markete.
Çuditërisht, burgjet shqiptare janë plot me kriminelë, por fatkeqësisht në pranga nuk ndodhet askush nga mafia e ushqimeve. Ata janë më të fortë dhe më të rrezikshëm se mafia e drogës.
Madje, ata nuk lejojnë as mediat shqiptare të flasin për këtë temë.
Ata kanë pushtetin ekonomik dhe politik.
Mafia shqiptare funksionon me parimin:
“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën.” /CNA
Dega e Partisë Demokratike në Lezhë po zhvillon garën për ...
Pasditen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” luhet derb...
Mitropoliti i Elbasanit Andoni ka drejtuar sot Liturgjinë ...
Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar totalisht për ...
Si pasojë e rënies së disa ortekëve masivë në zonën pranë ...
Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po ...
Turistët nuk po kërkojnë më vetëm detin, diellin apo guida...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Instituti i Gjoeshkencave, në një parashikim të situatës m...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qafë Thore dhe vijojnë ...
Ministria e Jashtme ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me...
Në episodin më të fundit të Public Square Ditmir Busha...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar disa kontrolle ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin n...
Eva Dumani ka mbërritur në Shqipëri pas 12 vitesh, duke u ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh të Sekret...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të s...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti Erald Kapri ka vlerësuar figurën e intelektualit ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka deklaruar ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...