"Duhet të rikthehet siguria, jo më roje private"/ Malaj: Gjyqtarët duhet të riarmatosen
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka komentuar...

Juristja Jozefina Traboini ka bërë një reagim për CNA në lidhje me zaptimin e pronës së saj në qytetin e Shkodrës. Traboini deklaroi se prona në Shkodër e gjyshit të saj, Ndrek Tom Kurbini, është zaptuar nga disa persona, njëri prej tyre Pal Shkambi. Juristja Traboini tha se Pal Shkambi është kushëriri i autorit të vrasjes së gjyqtarit, fakt ky i konfirmuar dhe nga CNA.
Traboini deklaroi se zotëron të gjitha dokumentet që tregojnë se një sipërfaqe e familjarëve të saj, prej 30 mijë metrash katrorë, që gjendet në qytetin e Shkodrës nga ish-Metalikja deri tek ish NSHN-ja është zaptuar nga familja Shkambi, që sipas saj kanë ardhur në Shkodër nga Dukagjini.
Traboini tha për CNA se ato toka janë marrë nga diktatura komuniste dhe më pas janë zaptuar nga persona të tjerë. Më tej, ajo shprehet se nuk kërkon luftë me askënd, thjesht të marrë atë që i takon, pronën. Pronë për të cilën thotë se kanë vdekur 3 breza.
Juristja deklaroi se shteti u ka dhënë një shumë prej 120 milionë lekësh për kompensim, por nuk është pranuar nga asnjë pjesëtar i familjes së saj pasi është cilësuar si shumë e papërfillshme.
“Unë Gjon Shkambin, këtë djalin që ka vrarë gjyqtarin, nuk i njoh fare. Ato shtëpi që janë aty nuk kanë të bëjnë me pronën time. Prona ime, gjyshi im ishte një ndër tregtarët më të njohur të Shkodrës. Quhej Ndrekë Tom Kurbini, unë posedoj dokumente që nga nota e transkriptimit dhe deri në fund te njohja e kthimit-kompensimit të pronave. Pra, bën pjesë tek ish-pronarët. Faktikisht ishte një nga pronarët e mëdhenj të Shkodrës. Pal Shkambi, me sa më kanë thënë, është djali i xhaxhait të Gjon dhe Gjovalin Shkambit. Pal Shkambi është një nga zaptuesit e pronës së nënës sime. Pronën e nënës sime që gjendet nga ish-Metalikja e vjetër deri te ish-Nënshehnia e vjetër, janë 30 dynym tokë, janë me harta, me genplane, me planimetri, me notë transkriptimi, vërtetime pronësie, me të gjitha. Diktatura ia mori të gjithë tokën. Nuk dua të bëj luftë as me Pal Shkambin, as me qeverinë. Unë kam dëshirë që e drejta e nënës sime të dalë, kanë humbur jetën 3 breza për atë pronë. Ato toka janë zaptuar komplet dhe ne nuk kemi marrë. Shteti na ka nxjerrë një çmim 120 milionë lekë për kompensim. Askush nuk ka pranuar. Aq i nxjerr në ditë vetëm një fabrikë. Në tokën tonë janë bërë 10 fabrika”, deklaroi për CNA, juristja Jozefina Traboini.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua të hënën, në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pas një vendimi që ai dha për një konflikt pronësie në Shkodër. Pronë për të cilën familja Shkambi pretendonte se e kishte blerë te shteti dhe kërkonte të nxirreshin nga banesa 31 familjet që jetojnë tashmë në të ashtuquajturën “Ish-Shkolla e Rezervave të Ndërtimit”.
Ndërkohë në intervistën e dhënë për CNA, juristja Jozefina Traboini tërheq vëmendjen se historia e zaptimit të tokave në Shkodër nga familja Shkambi nuk është e vetmja dhe se shteti duhet të mbrojë qytetarët, pasi vetëm në familjen e saj kishin ndërruar jetë tre breza në pritje të kthimit të tokës së sekuestruar me të padrejtë nga regjimi komunist i kohës./CNA
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka komentuar...
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, në një dalje...
Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin, i cili përplas...
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ...
Përfundon ceremonia e homazheve shtetërore për gjyqtarin A...
Prokurorët e vendit i kanë dërguar një kërkesë Kryeprokuro...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë ...
Drejtuesi i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, ka qenë i pra...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pasi zhvillo...
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka zhvilluar homa...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë në...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në hom...
Katër prokurorë kanë dorëzuar deri më tani në Këshillin e ...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apeli...
Unë nuk e njoh Gjon Shkambin, as Gjovalin Shkambin; unë nj...
Gjyqtari Astrit Kalaja, i vrarë në sallën e gjyqit nga Elv...
Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve për prokur...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Drejtuesja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë Joana Qeleshi...
Sociologu Gëzim Tushi ka ndarë sot disa shpegime sociologj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...