web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I rri i vogël kostumi i vendit”/ Fevziu: Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë

4 Mars 2024, 21:33, Aktualitet CNA

“I rri i vogël kostumi i vendit”/ Fevziu: Rama nuk merret me

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk merret me administrimin e vendit por me gjërat ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipi, Fevziu ka deklaruar se detyrën e administrimit të Shqipërisë u aka deleguar të tjerëve.

Ai thekson se shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit.  

“Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.

Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme. 

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”, ka thënë Fevziu. / CNA

 





Lajmet e fundit nga