Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës, një institucion publik model që sjell eksperiencën më të mirë spanjolle dhe europiane, hapi sot zyrtarisht kampusin më të ri në qytetin e Gjirokastrës.
Në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të ri ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro; rektori i UNED, prof. Ricardo Mairal Usón; ambasadori i Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba; Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi; stafi akademik i Universitetit “Eqrem Çabej” si dhe të rinj e studentë të këtij universiteti.
Ministrja Manastirliu e cilësoi këtë hap si një moment historik për arsimin e lartë në Shqipëri, duke theksuar se ky kampus përfaqëson një standard të ri arsimor që vjen për herë të parë në vendin tonë.
“Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës hap dyert këtu në Gjirokastër me një ofertë të re akademike, me eksperiencë rreth 50-vjeçare të mësimit në distancë përmes metodave më të mira të mësimdhënies dhe teknologjisë që ofrohet nga ky universitet me një ofertë të larmishme, e para e këtij lloji që vjen në Shqipëri. UNED është një mundësi unike dhe është një gur kilometrik në të gjithë kapitullin e ndërkombëtarizimit në raport me ofertën akademike për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri,” tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u ndal dhe te puna që po bëhet në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare.
“Kur nisëm programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, sigurisht që fokusi ishte që universitetet tona mund të krijonin partneritete në ndërtimin e programeve të përbashkëta apo të diplomave të dyfishta me universitete prestigjioze dhe shumë shpejt kaluam nga kjo fazë në hapjen e kampuseve të universiteteve prestigjioze këtu në Shqipëri, siç është UNED, sikurse është Kolegji i Europës, sikurse në vijim do të hapim kampusin në Universitetin Politeknik të Tiranës të një prej universiteteve prestigjioze të Francës si Universiteti Teknologjik i Compiegne, apo hapja e programeve të studimit të Universitetit Teknik të Stambollit që jemi duke punuar për ta sjellë në Shqipëri sa më shpejt. Këta janë hapa që tregojnë vizionin tonë për të dimensionuar ofertën e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për ta rritur në një standard europian, duke sjellë Europën në Shqipëri,” tha Manastirliu.
Në ceremoninë e sotme, Universiteti “Eqrem Çabej” nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me UNED për të zgjeruar shkëmbimet akademike dhe për të përshtatur ofertën arsimore sipas kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit turistik të Gjirokastrës, qytet i listuar në UNESCO. Për studentët shqiptarë, kjo është një mundësi unike për një arsim cilësor në distancë, rritjen e standardeve akademike, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe për të qenë konkurrues në nivel ndërkombëtar.
Kampusi do të jetë aktiv që këtë vit akademik 2024-2025 dhe regjistrimet për programet e reja në këtë universitet janë hapur online deri më 5 nëntor, për të gjithë studentët shqiptarë dhe ata nga rajoni, pa kufizime gjeografike.
Në këtë kampus, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin programe studimi të ofruara nga UNED, të pajisur me standardet ndërkombëtare dhe të përfitojnë nga bursa përmes bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Zbardhet lista me emrat që kanë shprehur interesin për ven...
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera ...
Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve që kan...
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve po diskutohet pro...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shpalli në kërkim dy ...
Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas incidentit të ndo...
Deputeti i PS-së, Bujar Çela, është paraqitur ditën e sotm...
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në li...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 30 protestues dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka folur p...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë blof...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Analisti Andi Bushati shprehu rezerva për raportin e G...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga...
Për periudhën janar-shtator 2024 në rrugët e vendit janë r...
Për 3 orë opozita protestoi në 6 pika kryesore, duke bllok...
Pas përfundimit të protestës janë shoqëruar disa protestue...
3 orë ka zgjatur protesta e opozitës këtë të martë. Prote...
Prej disa orësh protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës ...
Qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës vijojnë të qëndrojn...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...