EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Forumi i Tretë Vjetor Rajonal i Inovacionit "Butterfly" i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), u hap sot në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë në Podgoricë. Forumi, që mblodhi mendjet më inovative të rajonit, u hap nga Pranvera Kastrati, drejtore e Departamentit të Programeve në RCC dhe Marija Bajraktarovic Lanzardi, Drejtore e Drejtorisë për Ekonominë Digjitale dhe Zhvillimin Teknologjik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi.
“Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të dukshëm në përmirësimin e performancës së inovacionit gjatë viteve të fundit, por ende jemi nën 70% të mesatares së Bashkimit Evropian. Ndërkohë që kjo thekson sfidat që kemi përpara, unë preferoj të fokusohem te progresi që kemi arritur dhe potenciali për rritje të mëtejshme. Përmes zbatimit të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), RCC ka mbështetur ekosistemin rajonal të inovacionit duke nxitur bashkëpunimin mes ekonomive, përmirësuar infrastrukturat e kërkimit dhe inovacionit, promovuar gratë në STEM dhe festuar arritjet përmes nismave si Forumi dhe Çmimi Butterfly”, tha Pranvera Kastrati, Drejtore e Departamentit të Programeve në RCC.
“Duke parë përpara, fokusi ynë do të jetë forcimi i lidhjeve midis akademisë dhe bizneseve, mbështetja e prodhimit në teknologjitë e avancuara dhe të gjelbra, si dhe nxitja e përdorimit efektiv të infrastrukturave kërkimore, si Parku i Shkencës dhe Teknologjisë në Podgoricë, ku jemi mbledhur sot, për qëllime rajonale. Për të nxitur me të vërtetë inovacionin në Ballkanin Perëndimor, duhet të përqafojmë bashkëpunimin dhe partneritetet, duke bashkuar burimet dhe ekspertizën tonë për të krijuar një ekosistem inovacioni të suksesshëm, prej të cilit përfitojnë të gjithë. Së bashku, mund ta jetësojmë vizionin tonë për një rajon më inovativ dhe të lidhur me realitetin”, përfundoi Kastrati.
Forumi i Inovacionit "Butterfly" është një ngjarje kyçe rajonale e dedikuar për të nxitur bashkëpunimin dhe inovacionin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I organizuar nga RCC për të tretin vit radhazi, Forumi mblodhi ekspertë të shquar, politikëbërës, inovatorë dhe liderë të biznesit për të eksploruar trendet më të fundit në inteligjencën artificiale, rritjen e gjelbër dhe konkurrueshmërinë e udhëhequr nga inovacioni. Me një agjendë dinamike që përfshin biseda të shpejta, diskutime në panel dhe mundësi rrjetëzimi, ngjarja tregon potencialin e rajonit për të nxitur ndryshime transformuese përmes inovacionit dhe veprimit të përbashkët.
Duke theksuar rëndësinë e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të zgjuara, Forumi trajton një gamë të gjerë temash, përfshirë forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e investimeve në inteligjencën artificiale të gjelbër dhe shfrytëzimin e teknologjive të zgjuara për të luftuar ndryshimet klimatike. Pjesëmarrësit gjithashtu do të eksplorojnë mënyrat për të mbyllur hendekun mes akademisë dhe biznesit, bashkimin e burimeve për ndikim më të madh dhe festimin e inovacioneve kryesore rajonale në Çmimet e Inovacionit Butterfly. Forumi është dëshmi e angazhimit të rajonit për të ndërtuar një ekosistem inovativ të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që mund të konkurrojë në shkallë globale.
Pas Forumit, në mbrëmjen e 26 nëntorit, RCC do të shpallë gjashtë fituesit e Çmimit të Inovacionit në Ballkanin Perëndimor për idetë e tyre inovative.
Po ashtu, RCC, në bashkëpunim me UNDP-në, do të organizojë një ngjarje paralele më 27 Nëntor në Podgoricë, ku do të prezantohet një platformë vetëvlerësimi e biznesit, lidhur me matjen e gatishmërisë digjitale të bizneseve në rajon.
Forumi dhe Çmimi i Inovacionit "Butterfly" si dhe çmimi "Aftësitë për Punë", janë pjesë e Zonës Rajonale të Inovacionit, në Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Krijuar në vitin 2021 për të inkurajuar dhe promovuar zgjidhje inovative, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani Perëndimor, Forumi dhe Çmimi synojnë të thellojnë kuptimin e mundësive aktuale të inovacionit, përmirësimin e performances së inovacionit në rajon si dhe zhvillimin e ekosistemit rajonal të inovacionit. Këto aktivitete financohen nga Bashkimi Evropian./ CNA
SPAK-u ka zbardhur detaje në lidhje me rolin e dy gazetarë...
SPAK-u ka dhënë detaje në lidhje me operacionin në kuadër ...
SPAK-u ka publikuar detaje në lidhje me operacionin e fund...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda së bashku me pë...
SPAK-u ka zbardhur atentatin ndaj Ardian Çapjës, i regjist...
Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e ...
SPAK së fundi ka kryer një megaoperacion kundër krimit të ...
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organi...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë muaj hetimin e thell...
SPAK vijon të godasë nivelet më të larta të politikës ...
Gazetari Artan Hoxha është lënë në detyrim paraqitje, ...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur me tone të ashpra d...
Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, i ftuar në nj...
Një grua u gjet e plagosur në rrugë pasi një automjet e pë...
GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Du...
SPAK-u ka nxjerrë detajet e para nga megaoperacioni, për t...
Qeveria shqiptare, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, për...
Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...