GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtarë myslimanë në Korçë u mblodhën mëngjesin e së dielës për të falur namazin e Fitër Bajramit.
Ceremonia u zhvillua në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori, duke nisur rreth orës 07:30. Ritin e faljes e udhëhoqi myftiu Ledian Cikalleshi, i cili përcolli urimet e tij për këtë ditë të shenjtë, duke dëshiruar paqe dhe begati për të gjithë besimtarët.
"Sot është një festë e madhe për myslimanët e vendit tonë, mbarë myslimanët e qytetit të Korçës e mbarë myslimanët në gjithë botën. Sot kurorëzohet sakrifica e tyre 30 ditore e agjërimit. Të gjithë myslimanët, për 30 ditë me rradhë, agjëruan, u përpoqën të kryenin vepra të mira, qëndruan nga mëngjesi deri në darkë larg ushqimit, pijes e çdo lloj kënaqësie tjetër, vetëm për të fituar kënaqësinë e zotit. Sot ata kurorëzojnë shpërblimin, kurorëzojnë sakrificën dhe festojnë festën e Fitër Bajramit. Uroj që Fitër Bajrami ti ketë gjetur sa më mirë të gjithë shqiptarët, të gjithë besimtarët myslimanë dhe të sjellë mirësi, paqe në familjet e tyre. Gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin", u shpreh myftiu Ledian Cikalleshi.
Besimtarët myslimanë kanë treguar se Fitër Bajrami është dita më e veçantë për ta, pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Ata e konsiderojnë si muaj pajtimi dhe si gëzim që vjen pas vështirësisë. Ndër të tjera, besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin, duke shpresuar për mbarësi dhe harmoni në familjet e tyre.
"Fitër Bajrami simbolizon një vështirësi të madhe e një detyrë të madhe si muaj pajtimi për gjithë njerëzit e besimtarët myslimanë. Unë me këtë rast uroj të gjithë besimtarët gëzuar, lumturi, paqe në familjet e tyre. Nuk ishte mundësia të agjëroja këtë vit. Do përgatisim diçka të ëmbël, kadaif, bakllava", tha një besimtar
"Gëzuar, për shumë vjet gëzuar dhe paqe në gjithë botën paçim. Po, agjërova. Agjërimi është për të gjithë njerëzit", u shpreh një tjetër besimtar.
Në prononcimet e tyre për media, besimtarët kanë uruar Fitër Bajramin dhe janë lutur që Zoti të pranojë agjerimin dhe çdo vepër të mirë.
"Zoti na i ka dhënë këtë gëzim, që ne besimtarët myslimanë pas një vështirësie, na ka dhënë lehtësimin që është festa e Fitër Bajramit. Besimtari nuk është vetëm për t’u falur, por edhe për të ndihmuar. Ju uroj të gjithë besimtarëve e shqiptarëve, gëzuar Fitër Bajramin. Zoti ua pranoftë çdo vepër të mirë dhe u dhëntë të gjithëve hajër", uroi një besimtar.
"Unë vetë nuk kam agjëruar, por gruaja e vajza agjëruan. Unë jam besimtar, vij shpesh herë. Kjo është ditë vërtet e veçantë, më bëhet qëjfi kur shikoj kaq njerëz e kaq shumë të rinj që vijnë këtu. Ne jemi pesë vëllezër e motra dhe bëhemi bashkë për të festuar, e kemi si traditë në familjen tonë. Uroj të gjithë besimtarët që zoti tju sjellë vetëm mbarësi e lumturi", u shpreh një besimtar tjetër.
Kjo ditë e shënuar solli gëzim dhe solidaritet mes besimtarëve, të cilët e festuan me zemër të hapur dhe dashuri për njëri-tjetrin. Fitër Bajrami mbetet një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjitha bekimet e jetës./ CNA
View this post on Instagram
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...
Bashkimi Evropian në Shqipëri, në një postim në “Facebook”...
Nis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, liturgj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind...
Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Fortlumtu...
Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve ...
Papa Françesku i ka dërguar një mesazh urimi Fortlumturisë...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bisedoi në podcasti...
"Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona me gjakun ...
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Ka nisur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë cer...
Pas pak pritet të nisë ceremonia historike e Fronëzimit të...
Në emër të Myftinisë së zonës Korçë dhe në emrin e tij per...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe kandidati i PD-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...