EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani ndau sot një mesazh në Ditën e Theofanisë.
Në predikimin e tij nga Kisha e Apostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës, Kryepiskopi u ndal te rëndësia e festës së sotme që përkujton shfaqjen e Perëndisë.
Kryepiskopi theksoi se mesazhi më i madh në këtë ditë është reflektojmë mbi pagëzimin, kuptimi i misterit të Trinisë dhe ndjekja e rrugës shpirtërore që Krishti i ka treguar njerëzimit.
“Sot festojmë Theofaninë, një nga festat më të rëndësishme të Kishës Ortodokse. Vetë fjala 'Theofani' ose 'Epifani' shpjegon kuptimin e kësaj feste, që do të thotë shfaqja e Perëndisë ose shfaqja e Lartësisë. Të dielën që kaloi folëm për përgatitjen e kësaj feste dhe për rëndësinë e saj shpirtërore.
Çfarë do të thotë kjo festë për ne sot? Në kishë nuk kujtojmë vetëm ngjarje historike; koha liturgjike nuk është njësoj si koha kronologjike e sekondave, minutave apo viteve. Koha liturgjike është një kohë e veçantë, një mundësi për të pasur një takim me dimensionin hyjnor, ashtu siç ndodh shpesh edhe në art, kur një poet frymëzohet dhe krijon. Kjo kohë na lejon të hyjmë në një dimension tjetër dhe të ndiejmë praninë e Perëndisë në shpirtin tonë. Sa më shumë përgatitemi shpirtërisht përmes lutjes, agjërimit dhe leximeve, aq më shumë bëhemi të aftë për të ndier këtë prani.
Sot përkujtojmë ardhjen e Zotit në Jordan dhe pagëzimin e Tij, një ngjarje me rëndësi të madhe për secilin prej nesh. Nuk është vetëm kujtim i pagëzimit të Zotit, por një meditim mbi pagëzimin tonë. Edhe pse shumë prej nesh janë pagëzuar, pagëzimi është fillimi i një udhëtimi shpirtëror. Nëse nuk vazhdojmë këtë udhëtim, pagëzimi nuk mund të sjellë fryte. Zoti u pagëzua edhe pse nuk kishte nevojë, për të plotësuar çdo drejtësi dhe për të pastruar gjithë botën – dobësitë, papastërtitë dhe mëkatet tona.
Pagëzimi i Johanit ishte vetëm me ujë të jashtëm, ndërsa pagëzimi i Krishtit e tejkalon këtë: ai na tregon se duhet të pagëzohemi me frymë, me ujin e gjallë të shpirtit të Shenjtë. Në pagëzimin e Zotit shfaqet Trinia e Shenjtë – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë – një mister hyjnor që shpesh është i vështirë për t’u kuptuar me logjikën tonë, por që besimi na lejon ta përjetojmë.
Krishti, Biri i Perëndisë, u bë njeri si ne, plotësoi gjithçka që njerëzit duhej të bënin dhe tregoi rrugën për shpëtimin tonë. Pagëzimi i Tij nuk ishte vetëm një akt simbolik, por një prekje për gjithë njerëzimin. Fjala 'ortodoksi' do të thotë adhurimi i drejtë – adhurimi i Zotit që na është shfaqur dhe që mund të kuptohet deri ku shkon mendja jonë.
Ky është mesazhi i Theofanisë: të reflektojmë mbi pagëzimin tonë, të kuptojmë misterin e Trinisë dhe të ndjekim rrugën shpirtërore që Krishti na ka treguar”,-tha Kryepiskopi./CNA
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë një njoftim shum...
Partia Demokratike ka kërkuar këtë fillimviti mbledhjen e ...
Në qytetin e Korçës, besimtarët orthodoksë kanë festuar Di...
Kjo e martë ka nisur në një situatë tejet të rënduar për q...
Një transformator në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit...
Reshjet e dendura orëve të fundit kanë shkaktuar një situa...
6 janari shënon Ditën e Ujit të Bekuar për të gjithë besim...
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problematika të sh...
Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mby...
Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur këtë të martë zo...
Në Ersekë u mbajt këtë të martë ceremonia e Ujit të Bekuar...
Prej ditës së djeshme, si pasojë e rritjes së prurjeve në ...
Reshjet e dendura të shiut në Durrës janë shoqëruar me për...
Qarku i Kukësit po të përballet me kushte të vështira atmo...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në...
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirës...
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të nat...
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Durrës. Uji ka vërshu...
Rritja e nivelit të ujit të lumit Drin ka shkaktuar përmby...
Moti i keq ka përfshirë Malësinë e Madhe. Sipas informacio...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...