"Lamborghini" jeshil i bashkohet flotës së Policisë së Shtetit
Ditën e sotme policia ka bërë dije përmes një njoftim që ë...

Partia Socialiste ka bërë një hap pas duke pranuar se ka formulime gabim në propozimet e tyre për ndryshimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, pas kundërshtimit të draftit nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë deputetja Jorida Tabaku kërkoi ndërhyrjen e BE-së me pretendimin se ndryshimet bien ndesh rekomandimet e progres-raportit.
Deputeti nismëtar i projektligjit për “Zonat e Mbrojtura”, Fadil Nasufi, pranoi të mërkurën se ka pasur gabime në formulimet e propozimeve dhe se do të kërkohet ekspertizë ligjore për ta përpunuar atë.
Deklarata e Nasufit u bë gjatë seancës së dytë të dëgjesave me përfaqësues të organizatave të Mjedisit në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
“Drafti ka gabime në aspektin e procedurës legjislative, jemi të hapur të kalojë në ekspertizë”, - tha Nasufi duke shtuar se te propozimet e dorëzuara në Kuvend, “më shumë është dhënë koncepti i mesazhit sesa formulimi i saktë ligjor”.
“Jemi dakord të reflektojmë dhe të bëjmë gjënë e duhur”, - shtoi ai.
Në seancat dëgjimore të martën dhe të mërkurën përfaqësuesit e organizatave mjedisore kundërshtuan me forcë këto ndryshime si një tentativë për t'i hapur rrugë shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura dhe kërkuan tërheqjen e propozimeve.
Edhe kryetari i këtij komisioni, Arben Pëllumbi, pranoi se drafti që po diskutohej do të ndryshonte duke marrë parasysh, sipas tij, komentet e qeverisë dhe të organizatave.
“Do shohim çfarë produkti do kemi, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit të Ministrave dhe propozimet tuaja”, - u tha ai aktivistëve të mjedisit gjatë mbledhjes.
Por, Pëllumbi nuk dha një përgjigje të qartë për aktivistët nëse drafti final do të futet në proces të ri konsultimi me aktorët e shoqërisë civile dhe publikun.
Në seancën dëgjimore shprehën qëndrimet për projektligjin Aleksandër Trajçe drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA) dhe Olsi Nika drejtor ekzekutiv i Qendrës për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore.
Trajçe u tha deputetëve se pretendimet mbi të cilat janë ngritur propozimet e tyre “janë të pasakta dhe të pavërteta”.
“Të gjitha problematikat që identifikohen si penguese zgjidhen nëpërmjet mekanizmave që ligji aktual ka”, - theksoi ai, duke shtuar se ndryshimet mund të kërkohen vetëm pasi të jetë zbatuar më mirë ligji në fuqi dhe të jenë evidentuar problematikat e tij.
Edhe Olsi Nika mbrojti qëndrimin se ligji në fuqi nuk ka nevojë për ndryshim dhe se propozimet binin në kundërshtim me qëllimin e tij.
“Arsyet e shpallura nga nismëtarët për këto ndryshime janë arsye që ligji nuk i ka anashkaluar”- tha ai. Sipas tij, formulimet e neneve të projektligjit binin në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe se drafti do të duhej të kalonte në një proces të gjerë konsultimi me teknicienët e fushës.
Projektligji është kundërshtuar dhe nga opozita dhe deputetja Jorida Tabaku, me anë të një letre drejtuar institucioneve të Bashkimit Europian e quan urgjente ndërhyrjen e tyre për ta ndaluar tentativën ligjore të shumicës parlamentare.
“Propozimet për amendimin e ligjit të zonave të mbrojtura bien në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe Progres-raportin e Komisionit Europian”- shkruajti ajo në platformën X, ku bëri publike letrat drejtuar komisionerëve të KE-së për Zgjerimin dhe Mjedisin dhe komitetit të jashtëm në Parlamentin Europian.
“Komisioni posedon ekspertizën dhe ndikimin e nevojshëm për të trajtuar dhe kontribuar në mënyrë efektive drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje urgjente”- shkruan Tabaku duke e cilësuar nismën një hap pas në përpjekjet e vendit për integrimin.
Nisma u depozitua në nëntor në Kuvend nga një grup deputetësh socialistë 3 javë pasi 16 kryebashkiakë të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t'u jepte atyre mundës të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.
Por, ndryshimet e reja përveç dhëniës në administrim të 20 përqind të territorit për bashkitë, parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre./ BIRN
Ditën e sotme policia ka bërë dije përmes një njoftim që ë...
Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen e i...
Gjyqtarja Mariana Shegani Dedi është rikthyer sërish n...
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gentian Habazaj. Komis...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në një shkrim të gjatë të publikuar ditën e sotme, Lorenc ...
Gazetari Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet social...
Agjencia e Inteligjencës Financiare është institucioni...
Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, ka dhënë një intervi...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i...
Spitali Amerikan ka reaguar pas denoncimit në media për hu...
Të enjten në mbëmje, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj...
Sot në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca ndaj ish-e...
Gazetarja Mirela Milori i është bashkuar ekipit të "Eu...
Partia Demokratike ka firmosur një tjetër kallëzim në ...
Ekspertët e opozitës kanë dorëzuar tjetër kallëzim në SPAK...
Flamur Noka ka deklaruar për mediat se grupi parlamentar i...
Bashkëshorti i Miliena Sadushit, 40-vjeçares, e cila n...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me ...
Prokuroria shqiptare i kërkon drejtësisë britanike që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...