EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar për shqyrtim nisma e deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3%, si për individët edhe për personat juridikë.
Referuar relacionit, propozimi i deputetes Gjylameti ka për qëllim t’u ofrojë edhe një herë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga data e hyrjes në fuqi deri më 31 qershor 2025.
Në draft propozohet që subjekt i këtij ligji të jetë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të individëve që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, që kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara.
“Kjo dispozitë synon të trajtojë raste të atyre individëve që janë në proces legalizimi të pasurive të paluajtshme apo edhe raste të individëve që kanë apartamente me kontratë porosie apo sipërmarrje, por për shkak të problemeve që ka shoqëria ndërtuese me mosrespektimin e lejes së ndërtimit, hipotekimi i pallatit nuk kryhet. Parashikimi bën të mundur që edhe ky individ të ketë të drejtë të rivlerësojë pasurinë e tij”, thuhet në relacion.
Në draft rregullat e përgjithshme për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për individët, si dhe llogaritja e tatimit lidhur me këtë proces parashikojnë se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme.
Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.
Sakaq për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga muaji gushti i vitit të kaluar kanë hyrë në fuqi çmimet e reja fiskale që shënuan rritje nga 5 deri 67% krahasuar me 2018.
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3% u zbatua edhe në vitin 2020. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid -19 afati i zbatimit të tij u shty dy herë dhe përfundoi më 31 dhjetor 2021, ndërsa parashikohej të mbyllej më 30 shtator 2020.
Ndryshe nga drafti i propozuar nga deputetja Gjylameti, në ligjin e mëparshme u vendos rivlerësim të pasurive të paluajtshme me tatim 3% për individët dhe 5% për subjektet tregtare.
Me ligjin e mëparshëm sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore u kryen 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive./ Revista Monitor
Shqipëria, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka z...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Një fushatë e re për punësimin e elektricistëve pranë Oper...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrës të ndr...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin te Pir...
Shqiptarët renditen të dytët pas ukrainasve në personat që...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojt...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Ber...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Ber...
Në Prokurorinë e Shkodrës është thirrur për të dëshmua...
Përfundon pas dy orësh protesta para Bashkisë së Tiranës, ...
Avokatja Adriana Kalaja ka ironizuar thellë kryebashki...
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi sot rezultatet ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, reagoi nga protesta përp...
Vijon protesta para Bashkisë së Tiranës, e cila ka nisur q...
Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë ...
Para Bashkisë së Tiranës janë regjistruar tensione. Prote...
Drejtori i Teatrit “Bylis” në Fier, Klajdi Marku, ka dhënë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...