Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin.
Manastirliu ka bërë me dije se projekt-buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliard e 223 milion lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.
“Ky është buxheti më i lartë historik për arsimin, i cili mbështet politikën e rritjes së pagave për mësuesit, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe atë digjitale në shkolla, zgjeron financimin për programet e arsimit të lartë, programet e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor dhe siguron mbështetjen e studentëve. Buxheti 2024 do të mbështesë sportin duke investuar në disiplinat sportive në shkolla, programet e masivizimit të sportit dhe sportit elitar”, - tha Ministrja Manastirliu.
Fondi i rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024 parashikohet në shumën 4 miliard lekë, duke projektuar buxhetin e MAS në shumën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023
Ministrja tha se me buxhetin e 2024 do të ketë një rritje domethënëse të pagave për 30 mijë mësues, teksa tha se do të vijojë mbështetja e dedikuar për mësuesit ndihmës, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigursë në shkolla.
“Buxheti 2024 do të mbështesë rritjen e pagave mbi 30 mijë mësues në shërbim të rreth 300 mijë nxënësve që ndjekin arsimin publik dhe 1,700 mësuesve ndihmës, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, për rritjen e nivelit të tyre akademik, ndërkohë që është parashikuar që ky numër të shtohet me 100 punonjës të rinj. Gjithashtu do të garantohet mbështetje për 850 punonjës psiko-socialë dhe 220 punonjës oficerë sigurie në shkolla”, - tha Ministrja Manastirliu.
Gjihashtu ajo theksoi se me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e I - 9, si dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë.
Buxheti 2024 do të sigurojë transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Buxheti 2024 do të mbështesë rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.
Manastirliu tha se investimet do të vijojnë intesivisht në objekte shkollore dhe brenda ciklit të 2023-2024 do të përmbyllen investimet ne 30 shkolla të reja.
Me buxhetin 2024, sigurohet mbështetje për sportin shkollor, zgjerimin e ekipeve sportive dhe përfshirjen e mbi 10 mijë nxënësve në disiplinat e ndryshme sportive./ CNA
Zv. kryeministrja, Belinda Balluku ka bërë një pasqyri...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në Bypas...
Luçiano Boçi ka folur për çështjen e vulës si dhe rapo...
Deputeti, Erion Braçe ka ndarë një video në rrjetet so...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ...
Një aksident ka ndodhur mesditen e kësaj të mërkure në...
Pronari i kopshtit privat ku një edukatore dhunoi barbaris...
Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për...
Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbroj...
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ...
Një tjetër protestë është njoftuar për nesër, këtë herë pa...
Në raportin e Komisionit Europian i cili u prezantua në Br...
8 persona janë arrestuar gjatë aksionit të policisë "World...
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar nd...
Sektori i ndërtimit ka udhëhequr rritjen ekonomike vit...
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm gjithë vendi ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë rekurs në Gj...
Në Shqipëri shpesh tregtohen produkte ushqimore jashtë...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën në vend,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...