EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para mbështetësve pasditen e sotme, ka komentuar deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili në një intervistë e drejtoi gishtin nga kryebashkiaku Erion Veliaj, duke thënë se është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Lideri i demokratëeve thotë se, pavarësisht deklaratave të Ahmetajt, as Rama dhe as Veliaj nuk kanë guxuar të flasin apo të reagojnë në lidhje me akuzat.
Berisha thekson se botuesi Carlo Bollino foli për deklaratat e Ahmetajt dhe zbuloi skandalin e Veliajt, se ai është pronari i inceneratorit të Tiranës përmes një shkrimi ku thuhet:
“Arben Ahmetaj, pa e pasur mendjen zbuloi mëkatin e tij, pra që është ai informatori politiko-informatik në skandalin e inceneratorëve dhe duke treguar urrejtjen e tij për Erion Veliajn, që e përjashtoi nga projekti i Tiranës”.
Sipas Berishës, Bollino thotë se Erion Veliaj, pronari i djegësit përjashtoi Arben Ahmetaj, dhe e vërteta është se ky është i vetmi reagim gjer sot, pas 3 ditësh nga klani mafioz i vjedhjes së shekullit.
“Ish numri dy për 9 vite i qeverisë shqiptare, tani në mërgim, lëshoi nga Zvicra aktakuza mbi Edi Ramën, Erion Veliajn si eksponentët më kryesorë të mafias në Shqipëri. Si hajdutët më kryesorë në aferën e djegësave.
Ai deklaroi se nëse do të hetohej kjo aferë, shqiptarët do të llahtariseshin dhe se përfshirja është maksimalisht në nivelet më të larta.
Nëse keni ndjekur këto ditë ka qenë një zhvillim i jashtëzakonshëm. Ky zhvillim është se për herë të parë, me gjithë akuzat direkte për Edi Ramën, Erion Veliaj, Altin Dumani, Belinda Balluku, asnjë fjalë, asnjë rrokje nuk kanë shqipëruar ata të cilët menduan se, Arben Ahmetaj nuk ka gjë të re, u ngutën.
E vërteta është se të gjitha ato që i ka thënë Arben Ahmetaj, i ka thënë PD në mënyrë të përjavshme.
Por mos harroni miqtë e mi se kësaj here, bomba shpërthej nga brenda. Kësaj here, Edi Rama nuk guxoi të flasë, sepse Arben Ahmetaj i nxjerr të tjera.
Kësaj here, Edi Rama nuk foli, ndonëse Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryesia që ai drejton, qeveria që ai drejton është një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Se vetë Edi Rama është arkitekti famëzi i kanabizimit të Shqipërisë. Se ai është niveli maksimal që mbledh 17 firma në një orë në aferën e djegësave.
Kurse Rama heshti dhe vetëm heshti, sepse Rama dëgjoi fjalën tjetër, po të hetohet, shqiptarët llahtarisen.
Miqtë e mi!
Deklaratat e Arben Ahmetajt, strukën në strofullën e tij, Neronin e Tiranës, Erion Veliajn. Ai është pronari tha, është pronari i vërtetë i djegësit. Keni dëgjuar ju të ketë shqipëruar një fjalë?
I nxorri dhe ndërmjetësin me të cilin ka zhdukur 60 milionë. Keni dëgjuar të shqipërojë një fjalë.
Por nga i gjithë establishmeti i narko shtetit, organizata kriminale që quhet qeveri, organizata tjetër kriminale që quhet bashki, asnjë nuk foli.
Por një njeri foli, të më lejoni pak ju lutem të ja lexoj në mënyrë tekstuale se si Bolino i Edi Ramës, akuzon sot Erion Veliaj:
Se si Bolino pohon e zezë mbi të bardhë, se Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës:
Do më lejoni të ua lexoj: Arben Ahmetaj, pa e pasur mendjen zbuloi mëkatën e tij, pra që është ai informatori politiko-informatik në skandalin e inceneratorëve dhe duke treguar urrejtjen e tij për Erion Veliajn, që e përjashtoi nga projekti i Tiranës.
Pra Bolino i Ramës, thotë se Erion Veliaj, pronari i djegësit përjashtoi Arben Ahmetaj, dhe e vërteta është se ky është i vetmi reagim gjer sot, pas 3 ditësh nga klani mafioz i vjedhjes së shekullit”, tha Berisha./ CNA
Luli Basha gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor në d...
Demokratët në Romë, Itali, kanë protestuar ditën e sot...
Trupi i Arben Lleshit ndodhet mbi një muaj e gjysmë në...
Shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali...
Presidenti i FSHF-së Armand Duka në një intervistë tel...
Aborti është një temë komplekse dhe me ndikim në shumë asp...
Gjuetia e paligjshme vijon të jetë një fenomen shqetësues ...
Një paralajmërim i fortë është bërë këtë të shtunë nga...
Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit “...
Gramoz Sako është dorëhequr nga drejtimi i Gardës së R...
Një efektiv i Gardës së Republikës është përjashtuar nga r...
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po...
Hetimi për inceneratorët dhe personat e përfshirë, kom...
Viti 2023 u konfirmua si viti më i ngrohtë kalendarik ...
Ndahet nga jeta studiuesi Vladimir Dino. Lajmi është...
Fermerët e fushës së Maliqit po zhvillojnë sot një pro...
Po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të shtypit ...
Mëngjesin e së shtunës është përfshirë nga flakët një ...
Lulzim Basha ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme për sk...
Prej më shumë se një muaji qytetarë e simpatizantë të Part...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...