web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adriatik Braçe, zv.prefekt i Kolonjës/ Meko: Ka vlera të shkëlqyera, PS e la 3 vjet pa punë

18 Shtator 2024, 21:29, Aktualitet CNA
Adriatik Braçe, zv.prefekt i Kolonjës/ Meko: Ka vlera të
Gazetari Muharrem Meko

Gazetari Muharrem Meko ka reaguar për emërimin e Adriatik Braçes si zv.prefekt i Kolonjës.

Meko e ka cilësuar emërimin e Braçes si një lajm të mirë për Kolonjën.

Ai ka deklaruar se Adriatik Braçe prej më shumë se tri vitesh ishte pa punë, ndërsa për këtë fakt kritikon Partinë Socialiste.

Gazetari ka theksuar zv.prefekti i ri i Kolonjës ka demonstruar vlera menaxhuese të shkëlqyera sa herë i është dhënë mundësia.

Deklarata e plotë:

Më besoni miq se edhe pse jam distancuar krejtësisht nga zhvillimet politike, aq sa kur shikoj protagonistë të saj të vozitin pa asnjë sens nëpër ekrane, neveritem e nxitoj të ndryshoj ekranin, sikundër kur shikoj apo edhe mësoj për ndonjë diçka pozitive, sidomos emërime apo edhe veprime konkrete te SPAK-ut, gëzohem pa masë!

Sepse Shqipërinë do ta çojnë përpara, vetëm njerëz të ditur; kurajozë e të papërlyer!

Ja p.sh sot Tonin Frroku, teksa po pinim kafen e mëngjesit, ashtu siç e ka zakon ai, tërë finesë, (karakteristike e malësorëve 300 m mbi nivelin e detit), i jep një sinjal me sy shokut në krah, kthen kokën nga unë e më drejtohet:

“Shoku Meko andej kah Kolonja e juj, ka një ndryshim për mirë”, - dhe vazhdoi me të njëjtin ritëm.

 “Shoku juaj Adriatik Braçe, asht emnu zv/ Prefekt i Kolonjës”!

-Vërtet? - e pyes unë, gati, gati i befasuar.

-Po vërtet mor shoku Meko, s’po të rrej- ma kthen zotnia, tërë seriozitet!

Më në fund, një lajm të mirë për Kolonjën- ia kthej edhe unë e si për t'ia rritur paksa peshën e lajmit, u ngrita në këmbë, i zgjas dorën e i them “po a e din ti mor zotni se zv/Prefekti i Kolonjës është i barasvlefshëm me një ministër në qeverinë e Rilindjes?”

Nuk u përmbajt më, shtyu tavolinën e bëri si për t’mu larguar - mos mor delirant, mos, se për atë zot, se po iki fare.

Por unë nuk e lashë të vazhdojë, e kapa për mënge dhe e ula në karrigen bosh.

Padyshim se, bashkëbisedimi im me Tonin zotninë e ka pjesën e humorit brenda, zakonisht ne të dy përpiqemi e japim maksimumin edhe si një test miqësor në formë epërsie ndaj njëri-tjetrit, veçse lajmi për emërimin e Tikut në postin e zv/ Prefektit te Kolonjës, më kënaqi tejmase.

Prej mëse tri vitesh, Adriatik Braçe edhe pse rreth tre herë kryetari i Bashkisë së Kolonjës e me një autoritet të padiskutueshëm në të gjithë atë krahinë, pas zhvendosjes familjarisht në Tiranë e sistemimit të tij për rreth dy vjet pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të RTSH-së, prej afro tri vjetësh vazhdonte si i papunë.

E kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris: Rilindja si asnjë forcë tjetër politike në këto tridhjetë vjet, me burimet njerëzore, ka bërë hatanë, as më pak e as më shumë, po si Saliu i 92-shit, kur zyrat e shtetit u uzurpuan nga tarafet, analfabetë e njerëz krejtësisht të padenjë.

Matin rrugët personalitete që janë s’provuar qysh nga fillimet e ndryshimeve politike, qëndrestarë dinjitozë përballë regjimit barbar të Berishës, individualitete që kanë demonstruar vlera menaxhuese të shkëlqyera sa herë iu është dhënë mundësia, kanë menaxhuar institucione të rëndësishme e kujtohen prej elektoratit të majtë apo edhe të djathtë, me plot respekt.

Një i tillë është Adriatik Braçe.

Mund të shkruaj për Tikun faqe të tëra, por rëndësi ka që është korigjuar diçka.

Mirë, për Tikun pa diskutim, por mirë edhe për Kolonjën, së cilës, me këtë rast i jepet një mesazh pozitiv, nuk do të vazhdojë të mbetet në duart e hiçëve dhe hiçeve/ CNA





Lajmet e fundit nga