Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deri më tani Evropa ka arritur që të mbushë objektet e saj të depozitimit të gazit në nivelin 95 për qind të kapacitetit. Dhe ndërsa çmimet e gazit janë ende shumë të larta, ato janë dukshëm më të ulëta nga rritjet e mëparshme. Por se si do të funksionojë sistemi energjetik i kontinentit këtë dimër, kjo do të varet nga një sërë faktorësh, shumë prej të cilëve janë shumë të paparashikueshëm.
Së pari, kjo gjë do të varet nga sa i ashpër do të jetë moti këtë dimër, diçka që është shumë e vështirë të parashikohet. Një dimër i ftohtë do të rriste nevojën për ngrohje. Ndërkohë një dimër me pak reshje, do të sillte një prodhim të ulët të energjisë hidroelektrike.
Ndërsa një dimër i qetë do të çonte në një prodhim më të vogël të energjisë nga era. Pavarësisht nga moti, ekziston pasiguria se sa me efektivitet mund të zgjidhë Franca problemin e mbylljes së shumicës së termocentraleve të saj bërthamore. Një grevë e sindikatave, që po zhvillohet aktualisht në këtë vend, ka prekur gati 1/3 e reaktorëve bërthamorë të Francës dhe nuk i ka ndihmuar gjërat, madje po e vonon procesin e rëndësishme të mirëmbajtjes së tyre.
Së dyti është perspektiva për furnizimin me gaz të Evropës. Tani furnizimin rus është shumë i kufizuar, pasi sabotimi që dyshohet se ka ndodhur me tubacionet “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” do të thotë që të paktën 3 nga 4 linjat e gazsjellësit do të jenë jashtë shërbimit për disa muaj, në mos më gjatë.

Aktualisht, furnizimi rus me gaz është më pak se 20 për qind të nivelit të vitit të kaluar.
Por edhe gazi rus e ka një anë negative. Moska mund të ndërpresë tërësisht dërgesat, për të ushtruar një presion të mëtejshëm gjeopolitik mbi Europën. Ose mund të ketë një mosmarrëveshje të re midis Ukrainës dhe Rusisë mbi pagesat e tranzitit.
Në kushte kur “Nord Stream” nuk po funksionon dhe gazsjellësi “Yamal-Europe” është jofunksional për shkak të sanksioneve, sistemi i tranzitit ukrainas dhe ai më i vogël i “Turk Stream” janë rrugët e vetme që kanë mbetur për gazin rus. Nëse “Turk Stream” do të mbetet hapur, gjë që duket e mundshme, Europa do të mbetej me më pak se 10 për qind të gazit që mori nga Rusia vitin e kaluar.
Ndërkohë, janë të zbehta perspektivat për rritjen e furnizimit me gaz nga Afrika e Veriut në të ardhmen e afërt. Dhe mund të priten vetëm vëllime të vogla shtesë nga Azerbajxhani dhe Norvegjia. Fusha gjigante e Groningenit në Holandë, mund të sigurojë deri në 15-20 miliardë metra kub gaz në vit.

Por deri më tani qeveria holandeze ka përjashtuar rritjen e prodhimit, për shkak të rrezikuttë shkaktimit të tërmeteve. Prandaj shpresa është tek gazi natyror i lëngshëm LNG. Për momentin, kërkesa e Kinës për LNG mbetet e ulët, për shkak të ngadalësimit të industrisë së saj.
Kjo gjë e ka lehtësuar tani për tani presionin mbi furnizimin evropian. Madje importuesit kinezë e kanë rishitur një pjesë të gazit të blerë më herët. Por situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Pastaj ekziston edhe rreziku i ndërprerjeve të plota të furnizimit, si ai që ndodhi në impiantin e LNG “Freeport” në Teksas, SHBA, në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, në këtë ekuacion duhet të kihet parasysh edhe ana e kërkesës. Çmimet e larta të gazit dhe energjisë, kanë sjellë një dëmtim të konsiderueshëm të kërkesës, gjë që ka pasur një kosto të madhe për industrinë, veçanërisht në Gjermani. Komisioni Europian është përpjekur të bashkërendojë reduktimet e konsumit, në mënyrë që asnjë sektor të mos vuajë më shumë se të tjerët.
Kërkesat për gaz natyror dhe energji elektrike janë të lidhura ngushtë midis tyre. Vitin e kaluar termocentralet me gaz dhanë 1/5 prodhimit të energjisë në Europë gjatë vitit të kaluar. Ndaj nëse reduktohet kërkesa për të parën, duhet të bjerë edhe kërkesa për të dytën.
Por ndërsa Komisioni Europian synon një reduktim vullnetar prej 15 për qind të kërkesës për gaz gjatë periudhës gusht 2022-mars 2023, ai ka propozuar vetëm një reduktim vullnetar prej 10 për qind të konsumit bruto të energjisë elektrike, si dhe një objektiv të detyrueshëm për reduktimin me 5 për qind të përdorimit të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut.

Këto objektiva mund të zgjerohen, për të shmangur rrezikun e mungesës së furnizimit me energji. Edhe qeveritë kombëtare duhet të ndjekin të njëjtin kurs. Ndërkaq, duhet të ketë një fokus më të madh mbi efikasitetin e energjisë, duke shmangur përdorimin e energjisë kur nuk është jetike.
Për shembull, masa të tilla përfshijnë reduktimin e ndriçimit në ambientet publike, dhe uljen e gradimit të termostateve në ndërtesat publike dhe mbylljen e infrastrukturës jo thelbësore. Gjithsesi, për shkak të çmimeve të larta, familjet po e kursejnë energjinë, pavarësisht udhëzimeve që japin qeveritë.
Po ashtu qeveritë duhet të kenë një qasje më pragmatike për të zgjeruar përdorimin e karburanteve alternative ndaj gazit kudo që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se Gjermania do të vonojë planet për mbylljen e termocentraleve të mbetura bërthamore (NPP), që ishte parashikuar deri në fund të këtij viti.
Kjo do të thotë gjithashtu djegie e më shumë qymyri dhe nafte, pavarësisht kostos mjedisore. Dështimi për të ndërmarrë hapa të tillë, do të përkeqësojë më tej recesionin e ardhshëm, duke e bërë edhe më të vështirë për vendet që të investojnë më tej për dekarbonizimin e ekonomisë.
Gjithashtu, Europa duhet të përgatitet për dimrin e ardhshëm si dhe për këtë që po mbërrin. Ajo do ta kalojë këtë dimër me sasinë e gazit që ka grumbulluar në depozita. Por vëllimet ka të ngjarë të pakësohen shumë. Nëse për shembull, Europa del nga ky dimër me kapacitetet e saj të magazinimit të mbushura deri 20 për qind, ajo do të duhet të importojë rreth 70 miliardë metra kub gaz për të arritur nivelin 90 për qind të rezervave deri në fillim të dimrit të ardhshëm.
Deri tani, çmimet kanë qenë të larta por edhe shumë të luhatshme. Me një furnizim jo të besueshëm nga Rusia, që tashmë është në nivelin më të ulët historik, vitin e ardhshëm katë ngjarë të ketë shumë më pak paqëndrueshmëri. Por çmimet do të jenë ende të larta, duke e thelluar më tej krizën ekonomike.
Dhe nuk do të ketë shumë furnizim shtesë të LNG-së në një periudhë afatshkurtër. Impiantet e reja të lëngëzimit të gazit, që do të jenë pjesë e rrjetit gjatë viteve të ardhshme janë kryesisht me kapacitet të vogël, me përjashtim të impiantit rus LNG-2 në Arktik, që dotë fillojë zyrtarisht nga puna në vitet 2023-2024.
Por sanksionet e kanë bërë shumë të paqartë perspektivën e këtij projekti. Ndërkohë, impiantet në shkallë të gjerë si “North Field East” në Katar, “Golden Pass”, “Plaquemines” dhe “Corpus Christi Stage 3” në SHBA dhe “Canada LNG”, nuk pritet të jenë funksionale deri në vitin 2025 ose më vonë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme projektligjin për hap...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë seancës së s...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur me t...
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, gjatë n...
Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të deput...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Një tjetër protestë e organizuar nga Aleanca për Mbroj...
Ish deputetja Rudina Hajdari, ka folur për zgjedhjet v...
Deputeti Agron Shehaj ka kërcënuar dhe sulmuar mediat....
Autoritetet shqiptare janë sinjalizuar nga shërbimet p...
Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet ...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për vdekjen e 32 vje...
Një përplasje të fortë ka patur edhe mes, ministres Ev...
Melania, vajza e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Pa...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në Kuvend me t...
Zbardhet dokumenti me planin e masave që Qeveria dorëz...
Ministrja për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi, e njohu...
Deputeti Agron Shehaj, ka zbritur sot në Kuvend “halle...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm gjatë takimit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...