LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

21 operacione, sekuestrimi i 225 mijë eurove në kufi dhe 11 kg kanabis/ Policia e shtetit bën bilancin e një jave

28 Gusht 2022, 09:58, Aktualitet CNA
21 operacione, sekuestrimi i 225 mijë eurove në kufi dhe 11 kg
Foto ilustruese

Policia e shtetit ka bërë bilancin e një jave. Sipas të dhënave, gjatë shtatë ditëve, policia kryer në total 21 operacione policore. Po gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.    

Këtu policia veçon sekuestrimin e 225 mijë eurove në Muqian dhe kapjen e 11 kg kanabis çokollatë.

“Angazhim dhe përkushtim nga të gjitha strukturat e policisë së shtetit në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Falë punës intensive hetimore dhe policore është zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, dinamika e 4 ngjarjeve kriminale, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre.

Punë profesionale dhe intensive në çdo pikë të kalimit kufitar, për menaxhimin e fluksit të shtuar në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik dhe për goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen rreth 225 000 euro, në Muriqan dhe Kakavije, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në total 21 operacione policore. Po gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.    

Operacione të finalizuara në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, "Processed drugs" dhe “Rrethrrotullimi” në Lezhë; “Doses” në Gjirokastër dhe “Libofsha” në Fier – 6 shtetas në pranga, 11 kg kanabis çokollatë dhe qindra doza kanabisi të sekuestruara.

Angazhim dhe sakrificë në të gjitha zonat e pyllëzuara të vendit, për të goditur kultivimin e bimëve narkotike, 3 operacione të finalizuara, “Kapedanaj” në Durrës, “Muzgu” në Shkodër dhe “Gjokaj” në Gjirokastër – 3 shtetas në pranga, qindra bimë kanabisi të asgjësuara.

Këtë javë, 7 shtetas të vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 44 emigrantë, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në kuadër të operacioneve “Rruga e gabuar” në Mirditë, “Destinacioni” në Lezhë, “Perimetri 190” në Korçë dhe “Road Guard 35” në Gjirokastër.

Finalizohen nga strukturat e DVP Tiranë, 3 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të koduara "Kasaforta", “Fshehtësia” dhe “Ëindoës - në pranga 3 shtetas, përsëritës të kësaj veprimtarie kriminale.

3 operacione me fokus goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, “Fati i lojërave" (2 raste) në Tiranë dhe “Basti i fundit” në Korçë – 6 shtetas në pranga.

Plan i detajuar operacional, në kuadër të “Illegality”, të finalizuar në Shkodër, për evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit – Goditen 4 raste të aktiviteteve ekonomike të paregjistruara, arrestohet pronari i një pularie, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.

Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.

Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete të tjera lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.

Janë kapur në total 28 persona në kërkim, 26 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 2 të tjerë në kërkim ndërkombëtar. 

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 krehëra armësh, kapsolla detonatore, 4 thika, 4 shufra hekuri dhe 1 dorezë metalike.

Gjithashtu, janë sekuestruar 11 kilogram kanabis i përpunuar si çokollatë, rreth 1,7 kg kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, bimë, fara dhe doza kanabisi, 5 automjete, 5 aparate celulare, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari kriminale.

Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.   

Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 44 raste.

Është evidentuar dhe goditur 1 rast i veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme dhe është proceduar penalisht autori i dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga