Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

Sot, 17 vite më parë, themeluesi i "Top Channel", Dritan Hoxha, humbi jetën në një aksident tragjik.
Dritan Hoxha ndërroi jetë në 23 maj të 2008-ës, pas një aksidenti me autojmetin e tij “Ferrari”. Ai njihej ndryshe si “Tani i Topit”, themeluesi i revolucionit mediatik në Shqipëri.
I ndjeri Dritan Hoxha nisi të merrej me biznes në vitin 1995, ku si fillim e nisi me krijimin e markës së kafesë së njohur Lori Caffee.
Duke qëndruar më pas në të njëjtën fushë të veprimtarisë tregtare, ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafesë së importuar “Illy Cafe”. Aktiviteti tregtar në këtë fushë dhe karakteri ambicioz i biznesmenit e orientuan atë drejt projekteve më të gjera dhe më të fuqishme.
Suksesi që pati me krijimin e këtij biznesi e ndihmoi të ngrinte dhe të plotësonte ëndrrën e tij për median.
Kështu, më 14 shkurt të 1998 themeloi "Top Albania Radio", e cila ishte media që tregoi së pari idetë e tij inovatore.
Në vitin 2001, data 20 dhjetor, krijoi televizionin "Top Channel". Ndonëse ky ishte një projekt që Dritan Hoxha e kishte projektuar më parë në mendjen e tij.

Një investim i madh në Shqipëri, në njerëz dhe në teknologji, që falë përkushtimit të punës së përbashkët dhe pasionit të përditshëm të krijuesit të tij u kthye shpejt, brenda pak javësh, në një nga televizionet më të ndjekura dhe më pas në televizionin kryesor në vend për nga audienca.
"Top Channel" ndryshoi krejtësisht panoramën televizive në Shqipëri. Dritan Hoxha nuk ndërtoi një televizion sipas kushteve të kohës, por kërkoi të ndryshonte status quo-në e mediave ende primitive në Shqipëri dhe të ngrinte një shërbim cilësor pranë njerëzve dhe për të gjithë shqiptarët.
Prandaj me standardet e reja që ai vendosi në treg, "Top Channel" u shndërrua në ekranin më të dashur të shqiptarëve për nga shpejtësia dhe cilësia e informimit, programet dhe spektaklet që nuk kishin asgjë më pak se ato të shumë prej televizioneve të njohura në vendet e zhvilluara të Europës. Këtij pasioni dhe mundi njerëzor ai i bashkangjiti edhe investimin teknologjik, që ndihmoi në përcjelljen e sinjalit kudo me një kualitet maksimal.
Suksesi i "Top Channel" e ndihmoi Dritan Hoxhën të vinte në jetë një tjetër ëndërr, atë të krijimit të një platforme të transmetimeve numerike. Dhe në këtë mënyrë lindi DigitAlb. Më 14 korrik 2004, Shqipëria u rendit zyrtarisht ndër të paktat vende në botë me transmetime digjitale. Një ide, që disa muaj më parë shumëkush mund ta kishte cilësuar si të pamundur, tashmë ishte kthyer në realitet.
Dhe në thatësirën e shërbimeve që u ofroheshin shqiptarëve, të cilën "Top Channel" nuk mund ta mbushte dot i vetëm, DigitAlb u shndërrua në një sukses të vërtetë. Vetëm pak muaj më vonë, Dritan Hoxha vendosi ta bënte atë të prekshme për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që jetonin jashtë Shqipërisë. DigitAlb u kthye edhe në një platforme digjitale satelitore, duke sjellë atdheun në çdo shtëpi emigrantësh, kudo që ata ndodheshin në Europë.

Ndërsa në 20 dhjetor 2006 lançoi teknologjinë DVBH, që do t’u sillte shqiptarëve mrekullinë e televizionit në celuar dhe do ta bënte Shqipërinë një ndër vendet e para në botë që aplikonin këtë teknologji dhe ofronin këtë shërbim.
Viti 2007 do të shënonte një tjetër risi, transmetimet HD. Nëpërmjet saj DigitAlb u kthye në platformën lider në tregjet europiane, duke transmetuar në plot 6 kanale HD dhe duke e vendosur Shqipërinë në krye të çdo renditjeje në këtë fushë, ndoshta për herë të parë për arritje dhe jo fenomene negative.
Pikërisht për të gjitha këto arritje, Dritan Hoxha krahas vlerësimit dhe nderimit të miliona shqiptarëve, është vlerësuar me medalje edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe është shpallur qytetar nderi i Tiranës dhe Vlorës, nga Këshillat Bashkiakë të këtyre qyteteve. Tri rrugë mbajnë emrin e tij, një në Tiranë, një në Prishtinë dhe tjetra në Tetovë si simbole të kontributit që Dritan Hoxha dha për bashkimin kulturor dhe emancipimin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.
Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm.
Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “Top Channel”. Një sigël me të cilën biznesmeni kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij./ CNA.al
Një media australiane ka publikuar pak ditë më parë një ar...
Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që ...
Sot GJKKO shqyrton masat e sigurisë të vendosura për anëta...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Gazetari Xhevahir Zhabina ka dhënë detaje në lidhje me meg...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në MCN TV, ku foli për pronat ...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, ka dhënë detaj...
Gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit “Opinion” ka ...
Pas sekuestrimit të apartamentit të Erion Veliajt dhe bash...
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një tjetër akuzë për k...
Gjykata e Posaçme ka sekestruar apartamentin në katine e t...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës për seku...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka zhvilluar këtë t...
Ambasada e SHBA-së ka bërë me dije se tashmë zyrtarisht ës...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Seanca gjyqësore për drejtorët e Veliajt është shoqëruar m...
Pas megaoperacionit të SPAK-ut dhe antimafias italiane jan...
GJKKO ka dhënë këtë të enjte vendimin për dënim me 4 vjet ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...