Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

SPAK ka dalë me një njoftim për aksionin në zyrat e Entit Kombëtar të Banesave.
Ashtu siç CNA raportoi, Prokuroria e Posaçme konfirmon se ka proceduar penalisht 8 persona, të cilët premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare, në qytetin e Durrësit.
Pesë prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15,000 euro (pesëmbëdhjetë mijë), e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve. Ndërsa tre të tjerë si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale.
Personave G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., G. P., Sh. D., dhe S. S., u atribuohen elementët e veprave penale të mëposhtme:
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katër dhe 25 i Kodit Penal;
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal.
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Kjo çështje është rregjistruar më 6 nëntor 2024, përbri procedimit penal nr.11, të vitit 2023, i cili nisi mbështetur mbi informacionin e prezantuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’.
Skema është ngritur nga pesë personat në hetim: G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç. të cilët, prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme).
Personat e interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se; personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.
Të hetuarit u dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular:
“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses .Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.
Për këtë procedim penal, SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal për 8(tetë) personat në hetim; ndaj 5 (pesë) prej tyre, masën e sigurimit personal “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, si persona që krijuan skemën e përfitimit të paligjshëm, ndërsa ndaj 3(tre) të tjerëve, masën “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, si persona që kanë dhënë shumat monetare me qëllim përfitimin e banesave sociale, të cilët nuk kanë depozituar kallëzim penal, dhe nuk kanë lidhur marrëveshje me policinë gjyqësore për veprimtarinë e paligjshme të dhënies së shumave monetare.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e saj Nr. 134 datë 17.11.2024 ka vendosur pranimin e kërkesave të prokurorisë, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 5(pesë) persona nën hetim dhe caktimin e 3(tre) masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe më datë 19.11.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimi personal për 6 (shtatë) nga personat nën hetim G. S., V. K., B. L., E. Ç., G. P., dhe S. S.
Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim.
Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).
Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat.
7(shtatë) aparate telefonash celularë.
1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Blow Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
Dokumente të ndryshme.
Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ CNA
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar 5 ...
Deputetët e opozitës kanë mbajtur një minutë heshtje për 1...
Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medi...
Gjatë prezantimit të drejtorit Fatmir Lleshaj, ministri Ho...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen...
Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion në zyrat e Entit ...
Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka përcjellë ngushël...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Tiranë, OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e siguris...
Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dënimit me 1 vit b...
Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, u pa...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është par...
Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga, është paraqitur ditë...
Policia dhe Krimi Ekonomik kanë kryer një operacion në Tir...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplik...
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bashk...
Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...