Zjarr në një fshat në Mirditë
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një panoramë mbi situatën e përmbytjeve.
Sipas tij, gjatë orëve të fundit ka pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 nëntor.
“Menjëherë pas marrjes së të dhënave mbi parashikimin e motit nga IGJEUM dhe Shërbimi Meterologjik Ushtarak, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar pushtetin vendor, veçanërisht bashkitë më të rrezikuara nga reshjet e shiut që kanë qenë të një sasie të konsiderueshme.
Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Civile thirra edhe mbledhjen e Komitetit ku të ftuar ishin edhe kryetarët e bashkive, Prefektët e zonave me risk, me të cilët rakorduam planin e masave për të përballuar pasojat”, ka thënë Peleshi në një konferencë për mediat.
Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:
1. 570 Forca të Armatosura
2. 495 Forca Zjarrfikëse
3. 400 Forca nga Policia Shtetit
4. 315 Forca Vullnetare
5. Ekipet e Shërbimit Mjekësor
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.
- Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë.
- Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.
Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:
- Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje
- 1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur
RRUGET
Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve.
Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth.
Në akset Kukës - Krumë, Kukës - Ura Zapodit, në aksin Kukës – Bushtricë.
Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si:
Lezhë-Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit - Lezhë
Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit.
Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike.
Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.
NIVELI I LUMENJVE
Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik.
Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.
Po monitorohet situata pa ndërprerje.
Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale.
BASHKITË
Të gjitha bashkitë kanë pasur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln eurosh, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Sipas VKM 414 ky buxhet mund të përdoret për:
1. Shërbime të ndërhyrjes së menjëhershme në shpëtimin e jetës së shtetasve, pronës private e publike.
2. Akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, në aspektin ndërtimor dhe orendi shtëpiake.
3. Marrjen e masave rehabilituese në objektet infrastrukturore që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, pronat e tyre dhe mjedisin, të cilat ndikojnë në rikthimin e jetës normale për komunitetin e veprimtaritë e tij ekonomike.
4. Shpenzime të kryera për blerje karburanti dhe pjesë ndërrimi për automjete dhe makineri, të cilat përdoren për përballimin e situatave emergjente.
5. Mbulimin e shpenzimeve të tjera operative të kryera gjatë përballimit të ngjarjeve dhe situatave të emergjencës civile;
6. Blerje materialesh të ndryshme, që i shërbejnë veprimtarisë së strukturave të emergjencës civile në nivel vendor.
7. Mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës së ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre
Ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre tri ditëve, Forcat e Armatosura, ato Zjarrfikëse, Forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e shërbimit mjekësor do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve për çdo nevojë.
Përsërisim thirrjen drejtuar të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre edhe në orët në vijim, pasi sipas parashikimit të motit pritet një tjetër sasi e konsiderueshme reshjesh. Ju lutemi në çdo rast nevoje njoftoni pa vonesë autoritetet vendore./CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pas daljes...
Enkelejd Alibeaj nga grupi i përçarësve i ka kërkuar sot Q...
Luan Rama dhe Namik Dokle kanë një miqësi mjaft të vjetër,...
Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së nga grupi i përçarësve,...
Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut që u kthye pa...
Shpeshherë njerëzit që garojnë për poste politike janë ndë...
Lezha vijon për të tretën ditë radhazi të mbetet nën ujë. ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para ...
Në 14 shkolla në Shkodër nuk do të bëhet mësim sot, ashtu ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për inves...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka folu...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë ak...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përcjellë një mes...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur...
Prej dy ditësh reshjet intensive të shiut kanë shkaktu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në...
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operac...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përditësuar ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dalë me një njoftim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...