LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Roma shkruan historinë në Tiranë! Italianët e Zhoze Murinjos fitojnë trofeun e parë të Ligës së Konferencës

25 Maj 2022, 20:59, Sport CNA
VIDEO/ Roma shkruan historinë në Tiranë! Italianët e Zhoze

Roma e Zhoze Murinjos shkruan historinë në Tiranë! Skuadra italiane mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordin, me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.

Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, u dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube. Edhe pse holandezët bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

FT: ROMA-FEJNORD 1-0

Zaniolo 32′ 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Dy zëvendësime edhe te Fejnordi largohen Kokçu dhe Malasia, në fushë Valemark dhe Jahanbakhsh.

88′ Dy zëvendësime te Roma, largohen Karsdorp dhe Abraham, në lojë Vina dhe Shomurodov.

85′ Rrezikshëm Roma me Pelegrinin që ka një shans të artë në këmbët e tij, por tentativa e kapitenit ndalet nga portieri.

81′ Sinistera gjuan drejt portës, tentativa e tij është shumë e lehtë dhe shkon drejt e në duart e Rui Patrisios.

74′ Dy zëvendësim te Fejnordi, largohen nga fusha Trauner dhe Nelson, në fushë Pedersen dhe Linsen.

73′ Roma “flirton” me golin e dytë, pas një harkimi nga këndi, topi shkon te Veretu, që me një gjuajtje potente, provoi të shënonte, por sfera u ndal nga gardiani Bilov.

67′ Abraham provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen e Fejnordit, por koordinimi i sulmuesit nuk është i saktë!

66′ Roma kryen dy zëvendësime, largohen Zalevski dhe Zaniolo, në lojë Spinacola dhe Veretu.

62′ Dominim i frikshëm i Fejnordit në këto minuta, skuadra holandeze ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Romës.

59′ Tjetër rast i rrezikshën në portën e Rui Patrisios, Desers fiton duelin me Smolling, por më pas ndalet nga Mançini. Gjyqtari akordon faull në sulm. Të rrezikshëm holandezët në këtë pjesë të dytë.

59′ Zëvendësim te Fejnordi, largohet nga fusha Til, vendin e tij e merr Tornstra.

52′ Senesei i prish ekulibrin Abrahamit, duke mos e lejuar të dalë i vetëm përballë portierit, te Roma kërkojnë karton të kuq, por nuk mendon kështu gjyqtari dhe VAR-i.

50′ Fati është me Romën në këto minuta, tjetër shtyllë e holandezëve. Ishte Aursnes që provoi me një gjuajtje nga distanca, topi u devijua nga Rui Patrisio dhe përfundoi në shtyllë.

47′ Drithërima në portën e Rui Patrisios, shtylla dhe portieri i skuadrës italiane u mohojnë golin e barazimit holandezëve. Tentativa e mbrojtësit Trauner u ndal në shtyllën e majtë, teksa më pas ishte portieri portugez që tregoi reflekset. Fejnordi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Kristante, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vijon lojën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

45′ Kërcënon Roma me Neison, por topi largohet nga Rui Patrisio. Minuta emocionuese në "Air Albania".

43′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Roma, por holandezët largojnë rrezikun.

41′ Kokçu provon të surprizojë, tentativa e mesfushorit ndalet në vështirësi nga Rui Patrisio, i cili kontrollon në 2 kohë.

39′ Minuta mjaft të mira për Romën, edhe pse në avantazhin e një goli, italianët nuk heqin dorë nga aksionet e rrezikshme, duke kërkuar golin e sigurisë.

37′ Kapiteni Pelegrini është i radhës me karton të verdhë pas një zënke të ndodhur në fushë.

36′ Momente tensioni në "Air Albania", goli “nxeh gjakrat” në fushë. Por gjithçka shuhet shpejt dhe loja rifillon normalisht.

32′ GOOOOOL ROMA 1-0/ Shpërthen festa tek italianët e Zhoze Murinjos, Nikolo Zaniolo gjen golin e avantazhit! Pas asistit të mbrojtësit Mançini, talenti italian i merr kohën mbrojtësit të Fejnordit, Trauner, teksa stopon me shumë klas topin, duke e çuar pas shpinës së portierit kundërshtar. Atmosferë elektrizuese, festa është e gjitha e italianëve. Fillimisht ka dyshime për pozicionin. 

31′ Zanioli zihet në pozicion të parregullt. Talenti italian shërbehet nga e majta dhe nis një aksion të rrezikshëm, por ndalet nga asistenti.

18′ Zëvendësim i detyruar për Romën, Mkhitaryan lë fushën i dëmtuar.

10′ Minuta të vakëta, pa raste të rrezikshme shënimi.

1′ Starton finalja e Conference League në stadiumin "Air Albania", Roma-Fejnord.

Lajmet e fundit nga