web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga/ Humb jetën një person, plagosen 3 të tjerë

22 Maj 2022, 18:50, Kronika CNA

Një aksident është regjistruar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ?Dajç?, në superstradën Lezhë-Shkodër.

Mësohet se 20-vjeçarja me iniciale F.B., banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip ?Renault?, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Blutë bëjnë me dije se për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga