web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Askush më keq se Skënderbeu, korçarët nuk kanë fituar asnjë ndeshje jashtë fushe këtë sezon

20 Maj 2022, 06:39, Sport CNA

Skënderbeu zbriti nga Kategoria Superiore pas 13 vitesh dhe tashmë duhet të përgatitet për atë që e pret në Kategorinë e Parë. Ky sezon ishte i errët për korçarët dhe më shumë se kurrë flasin shifrat, veçanërisht në ndeshjet jashtë fushës.

Besojeni apo jo, por bardhekuqtë janë i vetmi ekip i Superiores që nuk kanë arritur të marrin asnjëherë tri pikë në një ndeshje në transfertë këtë sezon. Askush nuk ka bërë më keq se Skënderbeu, madje edhe Dinamo që ka po kaq pikë sa korçarët, ka marrë katër fitore jashtë fushe.

Këtë të shtunë Skënderbeu luan në transfertë me Kukësin, ku më të interesuar për pikë janë sigurisht verilindorët, të cilët luftojnë për zonën europiane. Synimi i korçarëve në dy ndeshjet e mbetura është aktivizimi i lojtarëve të rinj që kanë pasur pak hapësira gjatë sezonit.





Lajmet e fundit nga