web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat për Presidentin e ri/ Agalliu: Nuk kemi çfarë t’i bëjmë Ramës nëse e ka ndarë mendjen

17 Maj 2022, 18:26, Aktualitet CNA

Arbi Agalliu, Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Debat? në “A2”, ku është folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Deri më tani, mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke mos propozuar asnjë emër.

Por sipas Agalliut, mazhoranca nuk e ka legjimitetin për ta zgjedhur e vetme, ndaj ata kanë kërkuar që përveç kritereve kushtetuese të ketë edhe disa kritere të tjera.

?Ne kemi kërkuar që përveç kritereve kushtetuese të ketë edhe disa kritere të tjera.

Patjetër që kemi disa emra, por para se t’i propozojmë për të mos pasur lojën e rrëshqitjes, duhet të çimentojmë disa kritere.

Të biem dakord në këto kritere dhe më pas në mënyrë të shpejtë të sjellim emrat. Por nëse kryeministri e ka ndarë mendjen të shkojë në raund të katërt dhe të pestë opozita nuk ka çfarë t’i bëjë. Ne po kërkojmë një process transparent?, theksoi Agalliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga