"Air Albania" bëhet gati për finalen e 25 majit
Stadiumi “Air Albania” duket se është në fazat e fundit për ...
Emanuela Rusta ka shënuar një tjetër arritje në futbollin shqiptar. Ajo është arbitrja e parë femër që drejton si kryesore një ndeshje të ?Kategorisë Superiore?, më konkretisht sfidën Skënderbeu-Laçi të vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Paraqitja e saj ka qenë mjaft pozitive duke u shfaqur në lartësinë e duhur dhe duke marrë vlerësimet më të mira për punën e saj.
Tri vite më parë ajo u bë arbitrja e parë femër nga Shqipëria me stemën e FIFA-s, duke thyer kështu barrierat dhe duke përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në një intervistë të dhënë për “Fshf.org”, Emanuela rrëfen eksperiencën e saj unike në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar.
? Këtë fundjavë ke gjykuar për herë të parë një ndeshje të kategorisë ?Abissnet Superiore?, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar. Si ndihesh që je arbitrja e parë femër që arrin të drejtosh një ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar?
? Nuk do ta lidhja shumë me veten si Emanuela, aq sa do ta lidhja me besimin e dhënë kohë pas kohe për të arritur në këtë nivel. Do të tregohesha e pavërtetë nëse nuk do ta pranoja se ishte një eksperiencë fantastike, për të cilën kam punuar gjatë dhe e kam dëshiruar prej kohësh. ?Kategoria Superiore? është një kategori me një nivel tepër të lartë teknik dhe taktik, çka imponon një përgatitje serioze për ta përballuar.
? Si e përjetove këtë eksperiencë të re? A je e kënaqur me paraqitjen tënde në ndeshjen Skënderbeu-Laçi?
? Sikurse u shpreha më sipër, nuk mund të mos e pranoj se ishte një eksperiencë nga ato që do ta mbaj mend gjatë. Është një stad i ri për karrierën time tanimë. Mendoj se në tërësinë e saj paraqitja ime ishte e kënaqshme. Gjithsesi, kam nxjerrë konkluzionet e mija mbi atë se çfarë dhe ku mund të bëja më mirë. Është një nivel i cili të lejon të shprehesh dhe përmirësohesh ndeshje pas ndeshjeje. Edhe ekipet kishin një qasje profesionale, pa më paragjykuar mbi mundësitë e mia për ta përballuar ndeshjen. Loja e zhvilluar ishte “fair play” e në këtë kuptim ekipet ma bënë më të lehtë.
? E ndjen se ka ardhur momenti që arbitret femra të jenë më shpesh të pranishme në ndeshje të nivelit të lartë?
? Prezenca e arbitreve femra në ndeshje të këtij niveli ka qenë e vazhdueshme, qoftë në cilësinë e asistentit apo arbitrit. Mendoj se profesionalizimi nuk lidhet me konsiderata të karakterit gjinor. Ka mjaft raste frymëzuese në kampionatet e huaja, të cilat kanë arbitruar edhe finale të Champions League. Nga ana e saj, Shoqata e Arbitrave gjithnjë ka pasur në fokus të saj promovimin e femrave, ndaj kjo nuk është as rastësi dhe as fundi i procesit. Shpresoj se nuk do të jetë e largët dita kur të jemi katër femra që gjykojmë një ndeshje të ?Kategorisë Superiore?.
? Pas kësaj arritjeje, cili është objektivi yt i ardhshëm sa i përket arbitrimit? Çfarë synimesh i ke vënë vetes?
? Parapëlqej që objektivat t?i kem të mundshëm e të realizueshëm. Do të vazhdoj të punoj po me të njëjtën dëshirë dhe insistim për të qenë pjesë e përjavshme e Kategorisë Superiore. Për rrjedhojë kjo eksperiencë gjykoj se do të më ndihmojë të performoj akoma më mirë edhe në ndeshjet ndërkombëtare. Të jem e sinqertë, objektivi i radhës dhe dëshira është të jem femra e parë që do të gjykojë një ndeshje derbi.
? A keni një mesazh për të gjitha arbitret femra apo për vajzat që synojnë të bëhen pjesë e arbitrimit të futbollit?
? Do t?i ftoja të mos hezitojnë. Ta vlerësojnë si mundësi për të zhvilluar një karrierë ndryshe nga sa mund të jetë diçka më e zakonshme. Megjithëse, në dukje është një ambient kryesisht mashkullor, ndihem e respektuar dhe e vlerësuar për punën që bëj në fushë. Për sa kohë e konsideron si një marrëdhënie profesionale, je korrekte, objektive dhe e përkushtuar, ndihma nuk mungon qoftë nga kolegët meshkuj apo nga shoqata e dizenjatori i arbitrave.
Stadiumi “Air Albania” duket se është në fazat e fundit për ...
Real Madridi prej shumë vitesh ka qenë në epiqendër të kriti...
Ndërsa Paris Saint-Germain dështoi, edhe një herë, për të pë...
Sfida përballë Lacios do të jetë e fundit që Paulo Dibala do...
Mungesa e tifozëve ishte nota më e keqe e kësaj të shtune në...
Granit Xhaka është acaruar keq me shokët e skuadrës së tij p...
Boksieri turk-gjerman Musa Askan Yamak, i cili ishte i pampo...
Laçi do ta ketë të vështirë që të mbajë një sulmues si Guind...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Në kushtet që Skuka mund të largohet, por edhe nëse qëndron ...
Xhorxhio Kielini ka mbyllur sot karrierën e tij si futbollis...
Kristjan Asllani është padyshim zbulimi i sezonit te Empoli....
Mike Maignan, gardiani i Milanit, ka bërë që largimi i Donna...
Zbulohet arsyeja e mungesës së mesfushorit të Paris Saint-Ge...
Pep Guardiola nuk e bën dramë barazimin me Uest Hemin, ndërs...
Milani kalon edhe pengesën Atalanta, dhe tani ndodhet vetëm ...
Interi ka marrë fitoren e nevojshme ndaj Kaljarit, për të sh...
Duket se fati i keq në Monako vazhdon ta ndjekë pilotin nga ...
Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria do të zhvillohen pasditen ...
Një menaxher futbollistësh lë në mes të katër rrugëve një ad...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...