web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi “kërcënon” Shehun/ "Përgjigju akuzave të Halim Kosovës për tenderin 600 mijë euro"

13 Maj 2022, 18:26, Politikë CNA

Gazment Bardhi ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme përplasjen që pati në Kuvend me deputetët Edmond Spaho dhe Tritan Shehu. Shkak për këtë debat me tone të ashpra u bë një vilë me vlerën 760 mijë euro, që Bardhi tha se i takon një deputeti të Rithemelimit.

Por pas këtyre akuzave, Tritan Shehu i kërkoi Bardhit që nëse ka prova t?i çojë në prokurori, në të kundërt duhet të merret si i pandehur për fshehje krimi.

Lidhur me këto deklarata të Shehut, Bardhi i ka kujtuar kolegut të tij akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që ishte Ministër Shëndetësie, i cili akuzonte Shehun se i kishte ndërhyrë në një tender me vlerë 100 mijë euro, por që kërkonte t?ia jepte dikujt tjetër për 600 mijë euro.

?Së pari unë çfarë kam patur për të thënë e kam thënë. Kam dëgjuar një koleg që do duhet të më thërrasë, prokuroria, jam i gatshëm të shkoj. Halim Kosova ka akuzuar Tritan Shehun që zoti Shehu i ka ndërhyrë që një tender që ka kushtuar 100 mijë euro t?ia jepte një tjetri për 600 mijë euro. Do të doja që të njëjtin qëndrim zoti Shehu të kishte dhe për këtë akuzë.

Vila i përket kolegut tim në bashkëpronësi me dikë tjetër. Për shkak të detyrës time si Sekretar i PD kam më shumë informacione se çdo tjetër?, tha Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga