web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet një bombë e pashpërthyer në Elbasan/ Dyshimet e para

12 Maj 2022, 13:39, Kronika CNA

Gjendet një bombë e pashpërthyer në fshatin Mengël të Elbasanit.

Mësohet se bomba është gjetur në afërsi të shkollës së fshatit. Nga informacionet paraprake, dyshohet se bomba është nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë sigurie dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere që të procedohet mjeti luftarak.

“Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga