web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta kundër krimit të organizuar/ Çuçi: Partnerët europianë kanë besim te Shqipëria

11 Maj 2022, 13:56, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian me temë ?Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar? Çuçi tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për t?u bërë pjesë e BE-së dhe se vetoja bullgare nuk do të jetë një pengesë drejt qëllimit final.

?Nuk e shoh vetëm si raportim normal, por një mundësi për të avancuar më tepër në këtë proces. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Është në interesin e vendit tonë që kur bëhet fjalë për BE të lëmë mënjanë politikën.

Komisioni i Evropian ka thënë se ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pavarësisht ngërçit që kemi nga vetoja bullgare. Kapitulli 24 dhe 23 mund të konsiderohen si shtylla e procesit të zgjerimit.

Çfarë kemi arritur? Lufta kundër krimit të organizuar, pika qendrore e punës tonë. Krimi i organizuar nuk njeh kufi, nuk ka pasaportë , mund të luftohet vetëm me bashkëpunim të ngushte me partnerët tanë. NE jemi përqendruar tek mirëbesimi, duke pasur bashkëpunime me vende aleate. Jemi fokusuar e shkëmbimi i informacioneve dhe bashkëpunimin e operacioneve të përbashkëta. Kjo dëshmon për nivelin e lartë të besimit nga partnerët evropian.

Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar.

Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK“, tha ai.





Lajmet e fundit nga