web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në Tiranë/ Gazetari, thirrje qytetarëve: Ju pres nesër në 18:00 te sheshi “Nënë Tereza”

8 Maj 2022, 16:58, Aktualitet CNA

Gazetari Arsen Rusta ka bërë një thirrje për qytetarët, pasi policia informoi se shoferi Ajas Sulejmani që përplasi çiftin me foshnjën tremuajshe në karrocë, ka qenë nën efektin e drogës.

Rusta kërkon që kush ka dëshirë të mblidhet nesër në orën 18:00 te sheshi ?Nënë Tereza? për të dhënë një mesazh sensibilizues.

?Shoferi që mori para foshnjën tre muaj i droguar!!!

Prindrit e foshnjes janë duke luftuar me jetën.

Vijat e bardha s?janë drogë, janë për të shpëtuar jetë e kaluar këmbësorët!!!

Mirilda Tili

Njoftimi zyrtar i policisë!!!

Nesër ora 18 kush e ndjen një mesazh sensibilizues tek shehi tek Korpusi!

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike?, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga