web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po vazhdon lojën e Bashës me të njëjtat hile”/ Paloka: Edhe Alibeaj po i shërben Ramës

5 Maj 2022, 19:17, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar mbledhjen që u mbajt sot në selinë blu, thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ajo mbledhje ishte një dështim pasi nuk arriti të mbledhë kuorumin e nevojshëm të grupit.

Demokrati theksoi se Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës për interes të Ramës me të njëjtat synime dhe të njëjtat hile.

Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputëtë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për tu shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj.

Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim, të njëjtat hile, gjithçka bëhet për t?i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë.

Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e ?Foltores?. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës.

Pjesa tjetër ka zgjedhur që të qëndrojë mes dy palëve por qartazi, e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit të grupit, është për bashkimin e grupit parlamentar me disa detyrime elementare për të arritur bashkimin.

Deklarimi i grupit me të gjithë deputetët që dolën më 25 prill, një pjesë kërkojnë tërheqjen e Alibeajt, tërheqjen e kërkesës në gjykatë për mosnjohjen e ?11 dhjetorit?, tha Paloka./CNA.al





Lajmet e fundit nga