Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për mbledhjen e grupit parlamentar, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Në një deklaratë për mediat, përmes Floriana Garos, Komisioni i Rithemelimit shprehet se Alibeaj nuk përfaqëson as PD-në, as grupin parlamentar.
Ndër të tjera, Komisioni i Rithemelimit bën thirrje që të injorohet kjo mbledhje.
“Pas shkarkimit nga çdo detyrë të Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithmelimit deklaron se Alibeaj nuk përfaqëson PD-në dhe as grupin e saj parlamentar. Megjithatë, ai vazhdon të përfshihet në farsen e turpshme të Edi Ramës. Komisioni bën thirrje të injorojnë këtë mbledhje“, tha Garo ndër të tjera.
Ndërkaq, Komisioni i Rithemelimit tha se Alibeaj po përpiqet të zgjedhë nën dorë Presidentin e Edi Ramës.
“Deputeti Alibeaj po përpiqet të zgjedhë nën dorë Presidentin e Ramës, ose po bën pazar. Kjo është një tradhti ndaj zgjedhësve dhe demokratëve“, tha Garo.
Lidhur me disa veprime individuale të fundit të deputetit Enkelejd Alibeaj. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokrtike deklaron sa vijon:
1-Pas shkarkimit nga cdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 30 Prill 2022, deputeti Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar.
Me gjithë këtë, ai vazhdon të përfshihet në farsën e turpshme të Edi Ramës të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me opozitë të emëruar prej tij. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe cilido që merr pjesë në farsen elektorale të Edi Ramës, përfaqëson thjesht veten dhe problemet e tij dhe kurrë opozitën shqiptare.
Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhëti ndaj qindra mijra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithe narkoshtetin, u rrëmbeu votën.
Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij.
Rikujtojmë këtu, se me urdhër të Edi Ramës dhe në pazare me këtë të fundit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për herë të parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, shuan pa u mbledhur, Komisionin Hetimor parlamentar të votuar në tetor 2021 për zbardhjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Qëndrimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit është i qartë.
Partia Demokratike angazhohet në këtë proces vetëm në rastin që pseudo-mazhoranca vendos të pranojë për President Republike kandidatin e opozitës së vërtetë, e jo opozitës së emëruar, i cili duhet të jetë një emër konsensual i forcave politike opozitare.
2- Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.
Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike.
3-Thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar.
4-Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5- Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon si mafjoze tipike dhe fyese, për shqiptarët dhe institucionin e nderuar të Presidentit të vendit, praktikën antikushtetuese që Edi Rama me opoziten e tij të emëruar po ndjekin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës./ CNA.al
Aktivisti Gjorg Kodra ka ironizuar situatën politike në Shqi...
Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot mbledhjen e Grupit Parlament...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej sa...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një de...
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë sot...
“Nëse do ta dështosh një çështje, ngri një Komision Hetimor ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka cilësuar jetike ngrit...
Deputetja Jorida Tabaku ka folur sërish për çështjen e incin...
Janë gjetur dy të miturit nga Elbasani, të cilët rezultonin ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi që në negoc...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur sot për zgjedhjen...
Sot u mblodh Konfereca e Kryetarëve, ku bëri bashkë Taulant ...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër ndaj deputetit të PD...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një thirrje p...
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka...
Media prestigjioze gjermane ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh...
Ish-ministri i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për protestën...
Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një fabrikë në Alabam...
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeminis...
Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e Kryesisë së Part...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...