web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Kukësi harron të fitojë, Partizani i shkakton disfatën e parë në shtëpinë e re

3 Maj 2022, 16:54, Sport CNA

Kukësi ka dalë me kokën poshtë nga impianti ?Kukës Arena? teksa verilindorët u mposhtën nga Partizani me rezultatin 1-2. Kjo ishte edhe disfata e parë në shtëpinë e re, teksa ende nuk kanë fituar para publikut të tyre pasi në ndeshjen e inaugurimit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit.

Fraksioni i pari foli i gjithi për Partizanin me të kuqtë që u shfaqën dominues ndaj Kukësit. Sinjalin e parë të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti e dhanë që në minutën e tretë kur Stenio Junior iu mohua goli nga traversa, ndërsa vetëm një minutë më pas, verilindorët u kundërpërgjigjen me një goditje pa shënjestër nga distanca e Pablo De Lucas.

Sakaq, vrulli i Partizanit ?dërgoi? në gabim edhe Gjelbërim Taipin me Skukës që iu drejtua i vetëm portës kuksiane, kaloi edhe portierin Xhika ndërsa në fund goditja e tij nuk pati forcën e duhur dhe u ndal nga Jorgo Pëllumbi.

Gjithsesi, dominimi i të kuqve u shpërblye në minutën e 26-të kur këtë herë Stenio Junior mposhti Xhikën në një goditje me kokë pas harkimit të Carës. Sulmuesi i të kuqve pati fatin edhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon gol në impiantin e ri të verilindorëve, ?Kukës Arena?.

Një minutën më pas, sërish fati nuk ishte në anën e Partizanit pasi Skuka u ndal nga shtylla. Por, festa e dytë për kryeqytetasit ishte rezervuar për minutën e 40-të teksa këtë herë Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, verilindorët kishin një ?marsh? më shumë për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Dhe, goli erdhi në minutën e 52-të me anë të Luka Milunovic i cili shënoi me portën e boshatisur teksa më parë nga shtylla ishte ndalur tenttativa e Edi Basa.

Në të 63-tën, Feijao i rrëmben topin Markut në zonë, pason për Milunovic por në fund serbi ndalet nga Belica. Ndërkaq, Stenio Junior shpërdoron një rast flagrant teksa përfitoi pas një mosmarrëveshje të Lulajt dhe De Luca. Braziliani provoi të ndëshkonte Xhikën me një parabël, por portieri e kuptoi idenë dhe e ndali topin në kohë.

Në vazhdim, Kukësit i munguan rastet konkrete ndërsa Partizani administroi mirë ndeshjen teksa në minutën e 91-të mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maguette i cili u ndëshkua nga arbitri Hamiti pas një gjesti antisportiv ndaj Lulajt.

Pas kësaj ndeshje verilindorët mbërrijnë në shtatë fitore radhazi pa fitore me të kuqtë që tashmë ruajnë vendin e tretë dhe fitojnë duelin direkt ndaj Kukësit ndërsa tashmë kanë edhe një distancë sigurie prej tre pikësh ndaj skuadrës së trajnerit Diego Longo në vendin e katërt, që rrezikon ta humbasë edhe atë në varësi të rezultatit të Vllaznisë. Kështu, Partizani i trajnerit Dritan Mehmeti ruan formën dhe pas fitores me Dinamon koleksionojnë triumfin e dytë radhazi.

KUKËSI-PARTIZANI 1-2
52? Milunoviç / 26?, 40? Stenio Zhunior

MINUTË PAS MINUTE

90?+10? Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90?+8? Karton i kuq edhe për De Lukas i cili ndal Carën me një ndërhyrje nga mbrapa.

90?+7? Karton i verdhë për Hoxhën për vonesa.

90?+6? Rast për Kukësin, dy gjuajtje radhazi nuk gjejnë katërkëndorin, me tentativën nga e djathta që përfundon në rrjetën e jashtme.

90?+5? Pretendime për penallti të Kukësit, gjyqtari Hamiti merr edhe konfirmimin nga VAR që nuk ka të tillë.

90?+1? Sota hyn në vend të Rrapajt te Partizani, ndërsa Bahtiri e Musta marrin vendin e Milunoviç dhe Bashës.

90? Jepen 6 minuta shtesë.

90? Maget ndëshkohet me karton të kuq për një gjest antisportiv. Partizani me 10 lojtarë në fund të sfidës.

89? Lulaj pason në mënyrë të gabuar mbrapa, Xhika shpëton portën nga goli i Carës.

88? Karton i kuq për Gresild Likën në stolin e Partizanit për protesta.  

87? Karton i verdhë për Lulajn për një faull ndaj A. Markut gjatë aksionit.

87? Gjuajtje nga distanca e Rrapajt, sfera përfundon në duart e Xhikës.

86? Largohet Ndreca nga fusha e lojës për të aktivizuar Markun, i cili shkon në qendër të sulmit dhe jo në prapavijë.

80? Mala i lë vendin në fushë Muratajt në minutat e fundit të sfidës.

78? Tre kundërsulme radhazi të skuadrës së Partizanit, që nuk finalizohen dot nga lojtarët e të kuqve të cilët nuk gjejnë hapësira gjuajtje.

72? Bitri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Feizhao.

70? Tjetër gabim në pasim mbrapa i mesfushës së Kukësit që i dhuron topin Stenio Zhunior. Ky i fundit tenton të mposhtë Xhikën me parabël por gardiani zgjatet dhe ndal sferën.

67? Insistim i Feizhao nga e majta, pasimi i tij në fundore për Milunoviç sjell gjuajtjen e menjëhershme të sulmuesit, por sfera devijohet jashtë.

65? Skuka lë fushën e lojës për t?i bërë vend Maget në radhët e të kuqve në minutat e mbetura të kësaj sfide.

62? Sulm i shpejtë i Rrapajt në krahun e majtë, ai arrin të hyjë në zonë por aty ndalet nga Dragoshi i cili çon sferën goditje këndi.

58? Iniciativa është e gjitha e Kukësit që sulmon pareshtur tashmë në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Partizani është kthyer mbrapa dhe është i përqendruar te kundërsulmet.

53? Ndeshja ndërpritet për disa momente, pasi nuk ndalen hedhjet e shisheve në fushë nga tifozët vendas. Kapiteni Taipi shkon t?u kërkojnë ultrasve që të ndalojnë pasi përndryshe do të ndërpritet përfundimisht ndeshja.

52? GOOOL Kukësi. Pas një harkimi të Feizhao nga e majta, sfera arrin te Basha në shtyllën e dytë dhe sulmuesi godet shtyllën. Topi kthehet te Milunoviç i cili dërgon sferën në rrjetë.

51? De Lukas i shtohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë në këtë sfidë pas një faulli ndaj Rrapajt.

50? Mala harkon rrezikshëm një goditje dënimi në zonë, Belica në shtyllën e dytë godet me kokë por çon topin mbi traversë.

46? Pjesa e dytë nis me ndryshim në radhët e Kukësit, pasi Dragoshi merr vendin e Gligorov.

45?+6? Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0 për Partizanin.

45?+6? Pas zhvillimit të një goditjes nga këndi, topi shkon te Mala i cili gjuan në kufijtë e zonës, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të djathta të Xhikës.

45?+5? Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Cara nga e djathta pason për Rrapajn i cili gjuan nga jashtë zonës por një devijim çon sferën mbi traversë.

45? Jepen 4 minuta shtesë.

40? GOOOL PARTIZANI. Zbritje e shpejtë e Partizanit në të majtën, Skuka harkon në shtyllën e dytë për Stenio Zhunior dhe ai nuk gabon, duke tundur rrjetën përsëri.

36? Pas një harkimi në zonë, Kukësi kërkon përsëri penallti duke pretenduar për një prekje topi me dorë në zonë të Belicës. Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë, ndërsa nuk ndërhyn as VAR-i.

34? Ekzekuton Gj. Taipi goditjen e dënimit duke kaluar murin, por edhe katërkëndorin, me sferën që përfundon mbi traversën e Hoxhës.

31?-33?  Pëllumbi tenton të hyjë në zonë mes mbrojtjes së Partizanit, ai ndalohet në mënyrë të parregullt nga Hadroj dhe gjyqtari Hamiti bën shenjë për goditje dënimi. Kuksianët kërkojnë penallti, por pas 2 minutash kontroll nga VAR, Hamiti insiston se kontakti ka qenë jashtë zonës. Ndëshkohet me të verdhë Hadroj.

30? Edhe Stenio Zhunior në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për një faull ndaj  Bashës.

28? Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

27? Shtyllë për Partizanin. Futbollistët e Kukësit gabojnë në largimin e topit që kthehet në asist për Skukën. Ai shfaqet në krahun e majtë i vetëm në zonë dhe gjuan, sfera ndalet nga shtylla ndërsa më pas mbrojtja largon me vështirësi topin.

26? GOOOL Partizani. Pas një aksioni perfekt të të kuqve, Cara nga e majta harkon në zonë ku Stenio Zhunior këtë herë nuk gabon me gjuajtjen e tij me kokë.

21? Tension në fushë që sjell përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave për një kontrast mes H, Markut dhe Sh, Taipit. Në fund Hamiti ndëshkon Malën, Belicën, Sh. Taipin, Gj. Taipin dhe pastaj edhe Dragoshin në pankinë.

15? Gabim i pabesueshëm i Gj. Taipit i cili i dhuron topin Skukës dhe nis këtë të fundit drejt portës së Kukësit. Sulmuesi shmang Xhikën por pastaj gjuan lehtë në portë dhe Pëllumbi largon sferën para se të kalojë vijën fatale.

13? Pak më të kujdesshme në prapavijë të dy skuadrat në këto minuta, teksa mundohen të mos lejojnë hapësira për sulmuesit kundërshtarë.

7? Goditje dënimi për Partizanin, topi i harkuar në zonë nga e majta gjen Bitrin por goditja e këtij të fundit me kokë kalon mbi traversë.

4? De Lukas tenton portën nga distanca, topi përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Hoxhës.

3? Traversë! Pas një harkimi nga e djathta, Stenio Zhunior me kokë fiton një duel ajror dhe tenton portën por traversa i mohon gëzimin e golit.

1? Nis dueli në ?Kukës Arena?.





Lajmet e fundit nga