web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Super-skandal/ Shkolla e Magjistraturës shndërrohet në shkollën e Partisë Socialiste

27 Prill 2022, 08:27, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu refereuar një denoncimi të mbërritur në adresë të tij, ka dhënë alarmin për politizim të Shkollës së Magjistraturës

Sipas Berishës, mbi 75% e te pranuarve janë punonjës të administratës qeveritare publike të rekrutuar pas vitit 2017. Shumë prej tyre janë freshist të institutit Rama-Tahiri, ?Qemal Stafa?

?Vazhdon me sukses reforma e shnderrimit te gjyqësorit në degë të ekzekutivit.

 Më poshtë keni denoncimin e qytetarit dixhital dhe listën e magjistrateve të dërguar nga organet e ekzekutivit dhe ndërmarrjet e qeverisë në Shkollën e e Magjistraturës,  tashme në sajë të reformës shndërruar në Shkollën e Narko-Partisë?, shkruan Berisha.

Denoncimi

Pershendetje doktor!Pikerisht sot u bera kurioze dhe po shihja kush ishin 131 personat qe kishin kaluar fazen e pare dhe dje bene provimi e fazes se dyte. Trecereku ishin po punonjes administrate te rekrutuar rishtazi!

Dhe kjo liste qe ju kane cuar qenka shume interesante… sepse tregon qe e fitojne ata qe jane rekrutuar nga partia (dihet sa “kollaj” eshte te punesohesh neper AShK, apo ne ministri).

Per keta qe jane nga ministria e drejtesise, e di shume mire qe pas 2017 jane punesuar si operatore me kontrate qe i solli Etilda nga Fresh-i. Praktikante pa ndonje aftesi te vecante, nivel me i ulet se mesatari!

Cudi si kane penetruar kaq shume!

Ketu me posht keni listen e te perzgjedhurve te Partise per shkollen e magjistratures

Sistemi i Drejtësisë ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj, për shkak se shumë i ka larguar vetingu. Sot përfundoi provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalin 80 gjyqtarë e prokurorë.

Në tre vitet e fundit janë rekrutuar 176 magjistratë gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë gati të zëvendësojnë ata që ikën. Të dhënat hedhin dritë mbi një fakt që tërheq vëmendje: gati gjysma e tyre vijnë nga administrata shtetërore e viteve të

fundit. Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qendrore ose lokale, janë brezi i ri i Reformës në Drejtësi, ata që do zëvendësojnë të ?vetinguarit?. Janë ata që kaluan filtrat e rreptë të Shkollës së Magjistraturës.

Fillimisht, u rekrutuan nga administrata shtetërore dhe pasi studiuan e punuan njëkohësisht, sot do jenë drejtësia e re.

Shumë magjistratë vijnë nga ministritë. Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë.

Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara.

Lista e magjistratëve gjyqtarë e prokurorë tregon vetëm ku kanë punuar para rekrutimit dhe nuk analizon aftësitë e tyre:

Shkolla e Magjistraturës menaxhohet nga i njëjti staf pedagogjik dhe drejtues prej shumë vitesh. Megjithëse sistemi i drejtësisë po reformohet, ata që kanë rekrutuar, trajnuar dhe nxjerrë breza prokurorësh, gjyqtarësh që i largoi vettingu, bashkë me të tjerët që po zëvendësojnë të ikurit, ?menaxherët? e Magjistraturës mbeten të njëjtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga