Ndihmës sekretarja amerikane: SHBA e përkushtuar ndaj sigurisë dhe qëndrueshmërisë së Kosovës
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropian...
Infektimet e fundit me COVID-19 në Kinë kanë dëmtuar më tej zinxhirin e furnizimit, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e mallrave të konsumit të përditshëm në Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, njofton se si bizneset përpiqen ta lehtësojnë këtë problem.
Yung Schulz importon veshje dhe mallra të tjera nga Kina, të cilat në vazhdim shiten në dyqanet amerikane. Përpara pandemisë duheshin tre javë që artikujt të transportoheshin nga Kina drejt magazinës së saj në Kaliforninë e Jugut. Por tani ajo thotë se duhen të paktën edhe 45 ditë të tjera.
Ekspertët e zinxhirit të furnizimit thonë se vonesat do të vazhdojnë të jenë të paparashikueshme, kryesisht sepse variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit janë diktuar në shumë provinca kineze, ndër to edhe qytete porte. E kombinuar me strategjinë e Kinës për masa izolimi dhe testim masiv, kjo po shkakton efekte domino në zinxhirin e furnizimit global.
“Që përpara variantit Omicron dhe masave më të fundit izoluese në Kinë, zinxhiri i furnizimit global ishte i dëmtuar prej gati dy vitesh. Zhvillimet e fundit në portet kineze e kanë rënduar më tej situatën e vështirë”, thotë John Ferguson, ekspert i tregtisë dhe financave.
Dhe nëse mbyllet një port kinez, nuk mund të shkohet thjesht tek një port tjetër.
“Në Kinë, në veçanti në qytetet e mëdha, nuk i mirëpresin banorët e një qyteti tjetër, sepse mendojnë se rreziku nga jashtë është shumë i madh. Prandaj, i vendosin në karantinë për një minimum prej 14 ditësh”, thotë zonja Schulz.
Edhe pasi anijet e mallrave mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara ka vonesa të mëtejshme.
“Ka mungesë kontenierësh, por ka edhe mungesa këtu të punonjësve të magazinave dhe kamionëve”, thotë Atul Vashistha, ekspert i zinxhirit të furnizimit.
Vonesat kanë edhe kosto financiare. P.sh. një kontenier që dikur kushtonte rreth 3-4 mijë dollarë për t’u transportuar, tani shkon në mbi 20 mijë dollarë. Porti i Los Anxhelosit pritet të ndjejë edhe pasoja të tjera.
“Presim një ngadalësim në muajin shkurt nga Kina dhe vendet e tjera të Paqësorit për shkak të Vitit të Ri Hënor. Do të shohim nëse varianti Omicron do ta rëndojë situatën edhe më tej”, thotë Phillip Sanfield, nga Porti i Los Anxhelosit.
Analistët thonë se ndërvarësia nga prodhimet e Kinës e ka përkeqësuar problemin e zinxhirit të furnizimit.
“Kompanitë po kuptojnë se situata e këtyre dy viteve mund të ishte shmangur nëse do të kishin shqyrtuar mundësinë e burimeve alternative të furnizimit”, thotë zoti Vashistha.
Don DiCostanzo, drejtor i kompanisë së biçikletave elektrike Pedego, veproi pikërisht kështu. Ai u përpoq të diversifikonte vendet ku prodhoheshin biçikletat, për shkak të tarifave që vendoste Kina, pa e ditur se do të godiste pandemia.
“Krizën e tanishme e kemi shmangur nëpërmjet një furnizimi të qëndrueshëm nga Vietnami, Kina dhe Tajvani. Duket se kanë mbyllje të porteve të ndryshme në periudha të ndryshme”, thotë zoti DiCostanzo.
Ai gjithashtu mban rezerva për katër muaj, në vend të dy muajve.
Ndërsa vazhdon pasiguria për çfarë do të na sjellë në vazhdim COVID-19, ekspertët bien dakort se viti 2022 do të vazhdojë të sjellë ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe kosto më të larta për konsumatorët.
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropian...
Dy tërmete janë regjistraur pasditen e sotme në Maqedoninë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është dënuar me sanksione nga ...
Një avion stërvitor i tipit TC-UPT është rrëzuar ditën e sot...
Rusia ka shpallur 40 diplomatë gjermanë si persona të padësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 55 vjeçar ës...
Rusia ka premtuar sërish se do të hapë korridorin humanitar ...
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, nisi të hënën testimin masiv të ...
Twitter-i është drejt një marrëveshjeje për t’iu shitur Elon...
Persona të profilit të lartë, të cilët përballen me akuza pë...
Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën në vitin 2021, duke...
Duke nisur nga 2 maji Greqia dhe Zvicra do të heqin të gjith...
Rizgjedhja e Emmanuel Macron duhet kuptuar edhe si një përgj...
Deutsche Welle: Zoti Feichtinger, pas tetë javësh lufte, sip...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari ...
Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj p...
Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Eman...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka pranua...
Emmanuel Macron fiton mandatin e dytë në zgjedhjet presidenc...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ka uruar fitoren President...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...