web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në garë për kryetar dege të PD në Durrës/ Cara: Nuk ka humbës, të përzgjidhet më i miri

23 Prill 2022, 11:15, Politikë CNA

Kandidati për kryetar dege të PD në Durrës, Igli Cara,  është shprehur se kjo është një garë që nuk ka humbës dhe as fitues, por për të përzgjedhur më të mirin për të drejtuar degën.

Në një deklaratë televizive, Cara tha se kjo garë i nxjerr më të fortë dhe se qëllimi është bashkimi i demokratëve.

?Me këtë që po shohim deri tani, ka një fluks për t?u vlerësuar. Demokratët janë shumë të interesuar për këto zgjedhje për faktin që sot do të zgjedhin një drejtues. Kjo garë e them me bindje të plotë që nuk ka humbës,nuk ka as fitues, por është një garë midis demokratësh për të përzgjedhur më të mirin për të drejtuar degën. Ne me njeri tjetrin, kjo garë do të na nxjerrë më të fortë, më të bashkuar për betejat e radhës me kundërshtarin tonë politik që është qeveria Rama.Absolutisht që po. Ky është qëllimi. Të paktën personalisht, një nga arsyet që unë sot jam në garë është kjo që ju thatë. Që të bëjmë bashkimin e PD, e të gjithë demokratëve. Shtëpia e demokratëve është e madhe. Ka vend dhe nevojë që të jenë të gjithë bashkë në këtë betejë të madhe që kemi përballë, vitin tjetër e me radhë, me qeverinë Rama?, është shprehur Cara./ CNA.al





Lajmet e fundit nga