web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti u prishi shtëpinë/ Familja me 5 anëtarë jeton në banesën me kolona të thyera

22 Prill 2022, 19:22, Denoncim CNA

Gazetarët e emisionit ?Fiks Fare? këtë herë ishin në fshatin Kanaparaj Njësia Administrative Golem, Bashkia Kavajë.

Gjithashtu, për gazetarët e ?Fiks Fare? ajo thotë se ka dhe dy fëmijë me probleme në zhvillimin mendor. Bashkia e Kavajës e trajton familjen Xhafa me një bonus qiraje prej 159 mijë lekësh të vjetra, por kalimi i tyre në llogari nuk bëhet rregullisht. Flora thotë se kohë më parë jetonte në një shtëpi me qira, por qiradhënësi nuk e lejoi të qëndronte më sepse pagesat nuk ishin të rregullta dhe u detyrua të kthehej përsëri në shtëpinë e dëmtuar. Ajo thotë se të qëndruarit në shtëpi është e frikshme, sepse sa herë ngjisin dhe zbresin-shkallët shtëpia tundet dhe fëmijët tremben. Flora nuk ka interes që të vazhdojë të trajtohet me bonusin e qirasë, por kërkon që të dijë se kur do të fillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë, pasi nga Njësia Administrative Golem dhe Bashkia Kavajë sa herë që interesohet, punonjësit e këtyre 2 institucioneve e lejnë pa një përgjigje.

Gazetarët e ?Fiks Fare? ju drejtuan Njësisë Administrative Golem, ku punonjësja e shërbimit publik i sqaroi se dosja e familjes Xhafa ka kaluar para shumë kohësh në administrim të Bashkisë Kavajë dhe se atje ndodhen të gjitha dosjet e shtëpive të dëmtuara me nivel DS4-DS5. Aplikimet e familjes Xhafa janë  të rregullta gjithashtu Instituti i Ndërtimit ka vlerësuar objektin për restaurim me shumën 2.554.040.83 lekë (të rinj) është i pari  në  listën e aplikantëve dhe në  momentin që do të fillojnë punimet për të gjithë, familja do të jetë e para  në të cilën do të ndërhyhet.

Pas Njësisë Administrative gazetarët bashkë me qytetaren i drejtohen Bashkisë Kavajë. Gjatë interesimit të qytetares në zyrat e pritjes së publikut punonjëset i thonë se shtëpitë me nivel dëmtimi DS4 në qytetin e Kavajës nuk kanë filluar akoma të restaurohen. Pas disa këmbënguljeve të saj për një përgjigje më të saktë, polici bashkiak e nxjerr nga ambientet e bashkisë duke i thënë se nuk të durojmë dot.  Por, drejtori i kabinetit të bashkisë, Shpend Barameta  thotë për gazetarët se  zonja e ka marrë përgjigjen e duhur, por duhet të bëhet një kërkesë për informacion për shpjegime më të detajuara.

Pas  kërkesës për informacion drejtuar Bashkisë Kavajë në përgjigje thuhet se Bashkia Kavajë ka dërguar kërkesën për fonde, por jemi në pritje të miratimit te fondit. Instituti i Ndërtimit ka rekomanduar që objekti duhet t?i nënshtrohet rikonstruksionit dhe vlera e përllogaritur është 2.554.040.83 lekë të rinj./tch





Lajmet e fundit nga