web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Lezhë/ Makina përplas 7-vjeçarin

19 Prill 2022, 11:57, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Bulevardin ?Gjergj Fishta? në Lezhë.

Mësohet se një automjet që drejtohej nga shtetasja me iniciale E.L. ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç.

Nga informacionet paraprake raportohet se fëmija është dërguar menjëherë në spital, ndonëse nuk dihet ende gjendja e tij shëndetrësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa pritet të japë më shumë detaje rreth këtij aksidenti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga