web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët votojnë me vullnet të lirë/ Këlliçi me Azizin në PD e Beratit, pjesëmarrje masive votuesish

18 Prill 2022, 18:15, Aktualitet CNA

Procesi i votimi për kryetarin e degës së PD Berat, vijon ende, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy orë nga orari zyrtar që duhej të ishte mbyllur. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka postuar dhe një foto në rrjetet sociale bashkë me Kryetarin në detyrë Gazment Azizi, dikur një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, i cili u kthyë në kritik të tij pas dështimit të turpshëm në zgjedhjet e 6 marsit.

Këlliçi shkruan se riorganizimi i bazës ka tërhequr vëmendjen e gjithë demokratëve, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi dhe të veprojmë.

?Ora 19:40, procesi i votimit në Berat vijon ende për shkak të pjesëmarrjes së lartë!

Riorganizimi i bazës ka tërhequr vëmendjen e gjithë demokratëve, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi dhe të veprojmë. Nga vota e lirë fillon demokracia.

Falenderime të përzemërta dhe mirënjohje për Kryetarin në detyrë Gazment Azizi, i cili sakrifikoi dhe drejtoi demokratët e Beratit për 9 vite në opozitë! Qytetaria triumfoi dhe sot në një proces model dhe civil mes kandidatëve. Për pak nisim numërimin e votave në kuti.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga