web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj djalit të Policit/ Hetuesit dyshojnë për inskenim

18 Prill 2022, 08:32, Kronika CNA

31 vjeçari Orlando Paplekaj dyshohet se e ka inskenuar atentatin me armë zjarri ndaj tij, për të përfituar azil.

Kjo është njëra pistë që raportohet se janë përqëndruar hetuesit pas rimarrjes në pyetje të Paplekës, djali i një polici burgu.

PBabë e bir kanë hedhur poshtë mundësinë e një konflikti me të tjerë.

Ngjarja e sulmit me armë ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërsa Papleka me një kamionçinë po shpërndante bombola gazi dhe oksigjeni.

Sipas grupit hetimor, kamionçina nuk është prekur nga asnjë plumb, ndërkohë që në vendin e ngjarjes u gjetën tri gëzhoja arme automatik tip kallashnikov.

Në këto rrethana policia ka rimarrë në pyetje Orlando Paplekajn, i cili ka përsëritur se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka dijeni pse i kanë bërë atentatin.

?Kam qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë, kur një mjet tip ?Golf? më ka ndjekur rreth 10 metra dhe pastaj kanë qëlluar. Pasagjeri i mjetit tip ?Golf? e ka nxjerrë armën nga një thes dhe ka qëlluar. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar?, raportohet të ketë thënë Paplekaj.

Ndërkohë nga ana tjetër raportohet se automjeti që u përdor nga autorët për atentatin, një mjet tip Golf, rezulton i vjedhur në Tiranë.

Pas ngjarjes, autorët dyshohet  janë larguar nga rruga Shijak-Xhafzotaj, duke dalë në autostradën Tiranë-Durrës, për të hyrë më pas në kryeqytet./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga