web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen pronat e vëllait të ish-deputetit të PS

15 Prill 2022, 12:41, Kronika CNA

GJKKO ka publikuar vendimin e sekuestrimit të pronave të Gjevahir Ndokës, vëllait te ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Gjevahir Ndoka është dënuar me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme. Vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është konfirmuar sot nga apeli ndërkohë që janë rritur dënimet me burg për të gjithë fajtorët. Apeli ka shtuar me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite.

Kujtojmë këtu se në tetor të vitit 2018 Arben Ndoka me vëllanë Gjevahir Ndoka, dhe personat e tjerë janë prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i zgjedhur nga PD, të cilin më pas Gjykata e Apelit në Shkodër e liroi nga burgu për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

11 të akuzuar kanë qenë përpara gjykatës për këtë dosje mes të cilëve Gjevahir Ndoka, Bledi Ndokaj, Luigj Paloka, Paulin Simoni, Zef Lazri, Genc Zeneli, Marjeta Perskura, Mimoza Ndoka, Kol Lleshi, Vlash Gazuli, Emanuel Gjura.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2? Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtore të të pandehurës ,për kryerjen e veprës penale ?Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

b) Deklarimin fajtore të të pandehurës ,për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

c) Deklarimin fajtore të të pandehurës ,për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.

d) Deklarimin fajtore të të pandehurës ,për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës ,për kryerjen e veprës penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga neni 287 shkronja ?a? të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

4- Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurin Z.L., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtor të të pandehurit për kryerjen e veprës penale ? Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

b) Deklarimin fajtor të të pandehurit , për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje dhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

c) Deklarimin fajtor të të pandehurit ,për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

? Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

? Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë: 

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale ?Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin G.Z. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit G.Z. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin K.Ll. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

? Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit K.Ll. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit K.Ll. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurën M.P. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtore të të pandehurës P., për kryerjen e veprës penale ?Shpërdorimi i tokës? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

? Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës M.P. me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës M.P. me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

 

? Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të gjitha pjesët e tjera të tij.

 





Lajmet e fundit nga