web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Humbje turpëruese ndaj Tiranës, Skënderbeu i pashpresë

10 Prill 2022, 16:38, Sport CNA

Tirana vijon e palëkundur rrugën drejt titullit kampion, ndërsa këtë të dielë ka fituar 0-4 ndaj Skënderbeut, me këta të fundit që duket se tashmë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Fillimi i kësaj sfide nuk ishte siç pritej për ?bardheblutë?, porta e të cilëve u rrezikua nga Pusi, teksa më pas kryeqytetasit morën situatën në kontroll dhe dominuan gjithë pjesën tjetër të takimit.

Goli i parë erdhi në minutën e 37?, kur Xhixha shënoi pas një asisti nga Seferi dhe u dha avantazhin miqve, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Teksa në fraksionin e dytë Tirana tregoi në formë shumë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 62-të ishte Totre ai do të godiste portën e Ruçit, teksa në minutën e 68?, pas vetëm disa sekondave në fushën e lojës, 17-vjeçari Nikqi do të realizonte në minutën e 68?.

Teksa në minutën e 88? Taulant Seferi do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, të cilin ishte ai vet që e fitoi.

Pas ndeshjes së raundit të 27 Tirana qëndron në krye të renditjes me 60 pikë, teksa Skënderbeu renditet në vend të fundit me 20 pikë.

SKËNDERBEU 0-4 TIRANA
37? Xhixha, 62? Totre, 68? Nikqi, 88? (p) Seferi

MINUTË PAS MINUTE:

90? Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Tiranës.

88? GOOOL Tirana. Seferi shënon nga pika e bardhë.

87? Penallti për Tiranën pas ndërhyrjes së Frashërit ndaj Seferit.

68? GOOOL Tirana. Vetëm pak sekonda në fushë për sulmuesin 17-vjeçar Nikqi dhe pas një kombinimi me Seferin dërgon sferën në rrjetë.

67? Nikqi hyn në fushën e lojës në vend të Da Silvës në radhët e Tiranës.

62? GOOOL Tirana. Pas një goditje dënimi, topi shkon te Xhixha në të majtë, pasimi tij në anë tjetër gjen Totre i cili dërgon sferën në rrjetë. Protesta të vendasve që kërkojnë prekje topi me dorë, por pas disa çastesh gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë nga qendra.

61? Vangjeli merr vendin e Vrapit në fushën e lojës.

37? GOOOL Tirana. Magji e Seferit i cili driblon dy mbrojtës e pastaj dy herë radhazi Ruçin para se të çojë topin ën shtyllën tjetër ku Xhixha shtyn sferën në rrjetë.

33? Tentativë e fortë e Marës nga distanca, topi fluturon larg katërkëndorit të Bekajt.

25? Seferi driblon 3 kundërshtarë nga gjysmëfusha e tij e deri para zonës së Skënderbeut ku pason në të majtën për Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit dridh traversën e portës së Ruçit, por më pas lojtari sinjalizohet për pozicion jashtë loje.

17? Një tjetër tentativë e brazilianit nga jashtë zonës, këtë herë gjen përgjigjen e rucit i cili kontrollon në dy kohë.

14? Devid provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por pa shënjestrën për të shqetësuar Ruçin.





Lajmet e fundit nga