web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush e anuloi fjalimin e Ëngjëll Agaçit?

9 Prill 2022, 19:03, Politikë CNA

Sot u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste, ku u miratuan disa ndryshime në statut.

Në Kongresin që zgjati për gati 5 orë, të shumtë ishin ata që e morën fjalën, duke nisur nga sekretari i partisë, kryeministri, deputetë, ministra, zv.ministra apo edhe anëtarë të PS.

Por në Kongresin e socialistëve pritej që të merrte fjalën edhe sekretari i Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi, ndoshta jo për inceneratorët dhe Alqi Bllakon. As për 14 vendimet në një ditë, por për sukseset e tij në fusha të ndryshme të jetës.

Por ai nuk foli dhe ende nuk dihet se kush e anuloi fjalën e sekretarit të Ramës.

Sot kolegu i tij në Maqedoninë e Veriut Muhamed Zekiri u arrestua për shpërdorim detyre.

Agaçi nuk ka pse trembet pas fjalës dhe kërcënimeve të Ramës ndaj SPAK.

Por dosja e inceneratorëve nuk mbyllet dot me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.

Historia e kësaj afere nuk fillon e mbaron tek dy çunat e LSI, por kalon nga godina e Kryeministrisë, nga vendimet e përgatitura nga Ëngjëll Agaçi.

Sot fjalimi i tij mungoi, por “Ëngjëlli” i Ramës nuk mund të bëhet dot shenjtor.

Aty janë dosjet, aty janë dokumentat dhe askush nuk i fsheh dot bëmat e Agaçit.

Sot ai nuk foli në Kongres, por nesër mund të flasë në SPAK./E.K-CNA.al

Arrestohet homologu i Engjëll Agaçit/ Afera e shekullit i “tund prangat” Sekretarit të Ramës?





Lajmet e fundit nga