web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehen në Kuvend, tre deputetët që “përzuri” Rama

4 Prill 2022, 14:10, Politikë CNA

Pasi Alqi Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK për korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve, Pandeli Majko ka nisur procedurat për të marrë mandatin e lënë bosh në Kuvend.

Mësohet se Majko sot ka dorëzuar formularin e Vetëdeklarimit në KQZ.

Kujtojmë këtu se Majko është një ndër ?veteranët? e grupit parlamentar të PS, i cili në zgjedhjet e 2021, u rendit nga Edi Rama në listat jo fituese, të Tiranës.

Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t?i mungojë Parlamentit.

Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Por, tashmë do të rikthehet në Kuvend, duke marrë kështu mandatin e Alqi Bllakos.

Nuk është vetëm Majko, që Rama e ?përzuri? dhe tashmë po rikthehet në Kuvend, por edhe dy deputetë të tjerë, Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli.

Në listën e Tiranës, Rama vendosi Pandeli Majkon të 19-tin, Mimi Kodhelit të 21-tën dhe Fatmir Xhafajn të 23-tin.

I pari që hyri nga ?dritarja? ishte Fatmir Xhafaj, i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16738 vota.

Pas zgjedhjeve doktoreshë Najada Çomo e la mandatin, duke preferuar punën në spital.

Vendin e saj e zuri një tjetër ?veterane? e PS-së, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte renditur gjithashtu nën listën fituese. Ndërkohë që rasti i tretë është ai me Pandeli Majkon./CNA.al





Lajmet e fundit nga