web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rusia nuk mund të jetë pjesë e G20-ës”/ Trudeau: Nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur

31 Mars 2022, 20:31, Kosova & Bota CNA

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, në një konferencë përpara gazetarëve në Otava, ka deklaruar se Rusia nuk mund të jetë një partner konstruktiv në G20, një grup i përbërë nga shumica e ekonomive më të mëdha në botë, për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

Trudeau tha se udhëheqësit e G20 po bisedonin rreth pjesëmarrjes së Rusisë, sepse lufta në Ukrainë ka përmbysur rritjen ekonomike për të gjithë në mbarë botën dhe Rusia nuk mund të konsiderohet më një partner konstruktiv.

Çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe aleatëve të tjerë perëndimorë për të përjashtuar Rusinë, ka të ngjarë të hidhet në votim. Kjo nënkupton votimin për propozimin edhe nga shtete të tilla si Kina, India, Arabia Saudite dhe të tjerë, marrëdhëniet e të cilave me Moskën nuk janë edhe aq të keqija.

Reuters raportoi se në vend që të dëbojnë Rusinë, disa vende po mendojnë të anashkalojnë takimet e G20 këtë vit.

“Përfundimi është: Nuk mund të jetë një proces normal pune, kur ke presidentin rus Vladimir Putin të ulur rreth tryezës dhe të na diuhet të shtiremi sikur nuk ka asnjë problem në këtë mes”, tha Trudeau.

I mendimit që Rusia duhe të përjashtohet është edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ndërkohë Kremlini është shprehur se edhe nëse kjo gjë do të ndodhte, nuk do të ishte diçka e tmerrshme, sepse shumë nga anëtarët e G20 janë gjithsesi në luftë ekonomike me Moskën./ CNA.al





Lajmet e fundit nga