Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Suspendimi i një gjyqtareje serbe të Kosovës që mori pjesë në një takim me Vuçiqin në Beograd, ka nxitur reagime të shumta. Serbët kanë protestuar, BE ka reaguar e kryeministri Kurti i ka shpjeguar procedurat.
Suspendimi ditë më parë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës i kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, pjesëtare e komunitetit serb, Liliana Stevanoviq, nxiti reagimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi, që të ulin tensionet dhe bëri thirrje që të respektohet marrëveshja për integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, por edhe procedurat e rregullave disiplinore të Kosovës. Reagimi i BE-së u bë pasi që, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, e cila me 22 mars, së bashku me përfaqësues politik të serbëve të Kosovës mori pjesë në një mbledhje në Beograd, të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha në Bruksel se duhet të kuptohet rëndësia e integrimit të personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, sikundër që duhet të respektohen edhe procedurat.
“Procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes. BE beson se autoritetet kompetente do të ndjekin procesin dhe procedurën e duhur lidhur me shqyrtimin e një rasti të tillë disiplinor. Në të njëjtën kohë, presim nga personeli i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregullave të Kosovës?, theksoi Peter Stano duke kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi, që të “veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një atmosferë të përshtatshme për normalizimin e raporteve të tyre.
Protestat serbe
Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë dhe suspendimi i gjyqtares Liljana Stevanoviq, bëri që Lista Serbe, që përfaqësohet me 10 deputet në kuvendin e Kosovës, të organizojë protesta dhe ka deklaruar se përfaqësuesit e tyre do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të gjyqtares Stevanoviq. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi duke e akuzuar kryeministrin i Kosovës, Albin Kurtin, për siç tha “shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel?, dhe tha se “Marrëveshja e Brukselit e arritur më 2013, nuk ekziston më?.
Ndërkohë, njohësi i sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së, se “deklarata e Bashkimit Evropian lidhur me rastin e suspendimit të gjyqtares Stevanoviq, konfirmon rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë, dhe obligimin e Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime të cilat e pengojnë zbatimin e të njëjtës?.
Rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve
“Nëse lexohet me vëmendje deklarata, e njëjta është kritikë e ashpër edhe ndaj presidentit Vuçiq dhe autoriteteve serbe, të cilët me veprime të një anshme në javët e fundit janë duke e minuar marrëveshjen për drejtësi. Deklarata e potencon në mënyrë të qartë se gjykatësit, prokurorët dhe policët serbë të integruar në sistemin juridik të Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor të zbatojnë dhe respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës. Sikurse, njeh të drejtën e Këshillit Gjyqësor për të marr masa ndaj secilit gjykatës që nuk respekton ligjet e Kosovës, si në rastin konkret të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë?, tha Ehat Miftaraj. Sipas tij, “Bashkimi Evropian përderisa njeh dhe respekton vendimin e fundit të KGJK-së, në të njëjtën kohë me të drejtë pret nga Këshilli Gjyqësor që të zbatoj ligjin, procedurën në mënyrë të drejtë, pavarur dhe të paanshme?.
“Deklarata e Bashkimit Evropian si duket ka pasur ndikimin e saj, pasi që përkundër faktit se gjykatësit serbë kanë hyrë në grevë, kjo nuk po ndodh edhe me prokurorët serbë dhe stafin administrativ të cilët janë duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre sipas obligimeve që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës?, tha Ehat Miftaraj. Sipas tij, “Bashkimi Evropian po ashtu bën dallimin mes integrimit të stafit serb në sistemin juridik të Kosovës, rëndësisë që ka në ofrimin e shërbimeve për qytetarë, por edhe e bën një ndarje mes integrimit dhe nevojës për të zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës?.
Në njohës tjetër i integrimeve evropiane, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv nga instituti (think-tank) EPIK, i tha DW-së se “rasti i gjyqtares Stevanoviq ka shpërfaqur brishtshmërinë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku u konfirmua se çdo gjë mund të shndërrohet në çështje politike, madje edhe çështje totalisht të pavarura, sikur që janë çështjet e sundimi të ligjit?.
Respektimi i rregullave dhe ligjeve
“Unë e lexoj deklaratën e BE-së si mbështetje KGJK-së dhe thirrje Serbisë për përmbajtje nga veprimet të cilat cenojnë integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor?, thotë Demush Shasha. Sipas tij, “pas suspendimit të znj. Stevanoviq, ishte paralajmëruar bojkotimi i punës së personelit gjyqësor në veriun e vendit. Kësisoj, me 25 mars ata nuk janë paraqitur në punë. Në këtë drejtim, unë lexoj deklaratën e BE-së si thirrje gjyqtarëve serb për të vijuar punën e tyre, pasi që përfituesit e punës së tyre janë vet qytetarët serb dhe çfarëdo bojkotimi i punës do të afektonte pothuaj ekskluzivisht qytetarët serb?.
Sidoqoftë, në ditët e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, pati një retorikë të ashpër politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës ditë më parë tha se nuk ka arritur një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, pasi që Beogradi refuzoi që qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së Kosovës. Vendet e QUINT-tit, shprehën keqardhje për vendimin e Kosovës ndërsa u bëjnë thirrje palëve që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje normalizimi ndërmjet dy vendeve./DW
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i ti...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në...
Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari Robert Ha...
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehu...
Policia ukrainase ka njoftuar se ka granatime të vazhdueshme...
Ndërkohë që ditën e djeshme ishte deklaruar nga negociatorët...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar sot një telefonat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për p...
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka ...
Përpara një takimi me ministrin e Jashtëm kinez kinez Wang L...
BBC News Arabic ka raportuar se Rusia ishte duke rekrutuar u...
Sulmi i trupave ruse kundër punonjësve të mediave në Ukrainë...
Organizata ndërkombëtare Human Right Watch, ka njoftuar sot ...
Shtetet e Bashkuara ngrenë dyshimet se presidenti rus Vladim...
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka njoftuar sot se ...
Pas lajmit se forcat ruse kishin goditur një nga ndërtesat ...
Forcat ruse goditën një objekt të Kryqit të Kuq në qytetin p...
Nga David Lingelbach “The Hill”A mund të ndryshojnë sjelljen...
Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, VR Group tha ...
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që prej nisjes së ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...