web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Furgoni përplaset me dy kamionë

31 Mars 2022, 12:01, Kronika CNA

Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një furgon është përplasur me dy kamionë në vendin e quajtur URa e Murrashit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i furgonit, shtetasi D.L.

?Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur ?Ura e Murrashit?, një mjet furgon me drejtues shtetasin D. L. është përfshirë në aksident me 2 mjete (kamionë), me drejtues shtetasit E. Sh. dhe S. Sh.  

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi D. L., i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga