web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U sulmua dhe plagos nga trupat ruse në Ukrainë/ Gazetari tregon detajet e ngjarjes

30 Mars 2022, 15:06, Kosova & Bota CNA

Sulmi i trupave ruse kundër punonjësve të mediave në Ukrainë, nuk konsiderohet më një ngjarje sporadike, pasi sulmet kanë qenë të shpeshta madje disa gazetarë kanë humbur edhe jetën.

Korrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay i plagosur gjatë raportimit të tij nga terreni në Ukrainë, foli për herë të parë që kur atij dhe ekipit të tij iu zu pritë në periferi të Kyivit muajin e kaluar. Ramsay dhe kameramani i tij u sulmuan teksa po shkonin në qytetin e Buchas, ndërkohë që arritën ta filmonin të gjithë sulmin.

?Një nga gjërat interesante është se incidente të tilla ndodhin shpesh, por është shumë e rrallë që një aparat fotografik të punojë gjatë gjithë kohës. Pavarësisht se në bërtitëm se ishim gazetarë, sulmi u intensifikua. Dalja nga automjeti ishte pjesa më e vështire?, tha gazetari në një intervistë për Sky News./CNA.al





Lajmet e fundit nga