web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjekuan Nuredin Dumanin/ Shoqërohen në komisariat dy mjekë dhe një infermiere

30 Mars 2022, 19:32, Aktualitet CNA

Dy mjekë dhe 1 infermier të Fierit u arrestuan nga policia pasi dyshohet se mjekuan Nuredin Dumanin në banese para se të kapej nga policia.

Arrestimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve, Nuredin Dumanit i është gjetur edhe një celular i enkriptuar.

Nuredin Dumani, një ndër personat më të kërkuar nga policia, u kap të martën gjatë një aksionit të RENEA-s.

Dumani dyshohet se ka kryer atentatin dje në Elbasan, ku një BMW u qëllua gjatë lëvizjes me rreth 20 plumba. Brenda makinës dyshohet se udhëtonte kundërshtari i tij Talo Çela, gjithashtu i shumëkërkuar nga policia.

Nga shkëmbimi i zjarrit, Dumani ka mbetur i plagos. Ai kishte organizuar pritë për të vrarë Çelën.





Lajmet e fundit nga