web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Elbasani/ Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti

29 Mars 2022, 16:18, Kronika CNA

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Papër të Elbasanit.

Nga ajo që bëhet me dije në media, mësohet se një automjet në lëvizje është qëlluar në urën e Zezë që lidh këtë zonë me qytetin e Cërrikut.

Makina është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për të mësuar autorët dhe dinamikën e ngjarjes.

Në vendin ku janë raportuar të shtëna janë gjetur gëzhoja dhe xhama të thyer, ndërkohë që deri më tani asnjë person nuk ka shkuar në spital.

Policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Bradasheshit dhe po kontrollon automjetet e dyshimta për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Elbasan pranë fshatit Papër. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se një automjet në lëvizje është qëlluar në urën e Zezë që lidh këtë zonë me qytetin e Cërrikut./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga