web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pronarët në kërkim/ Një tjetër administrator në pranga për mega-aferën e shekullit

29 Mars 2022, 07:15, Aktualitet CNA

Një tjetër i akuzuar për aferën e inceneratorëve të cilit i  është prerë fletë-arresti është Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit, që është në pronësi të ?Integrated Technology Services?.

I pyetur në komisionin hetimor parlamentar mbi shpenzimet dhe nënkontraktorët, Loran Dusha, administratori i kompanisë që ka marrë kontratën për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier, u përgjigj se ?nuk mbante mend?, apo që ?duhej të verifikonte?. Ai këmbënguli se inceneratori ishte i përfunduar dhe ishte në proces kolaudimi.

Dusha, i pyetur në Komisionin Hetimor, tha se nuk kishte informacion dhe se i duhej verifikonte pretendimin e ngritur në lidhje me një transaksionin në vlerë 20 milion euro paradhënie të kryera nga kompania që ai drejton tek Integrated Technology Services që në fillim të kontratës koncesionare.

?Për çfarë punësh është paguar zoti Klodian Zoto me vlerën e 20 milion euro paradhënie nga buxheti i shtetit, kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit të paktën deri në vitin 2019??, e ka pyetur Jorida Tabaku me 18 shkurt 2022/

Dusha nuk mohoi pagesën as shumën, por nuk dha përgjigje dhe tha se ?Duhej të konfirmonte?.

Ai u përgjigj po njëlloj pyetjeve prej deputetëve të opozitës për shpenzimet e kompanisë, pagesat për kompani të treta të akuzuar sipas opozitës për fatura fiktive dhe të ngjashme.

Dusha tha se ?në dijeni të tij nuk ishin bërë fatura fiktive?, por tha se nuk e dinte për çfarë punësh ishin paguar një listë kompanish që Tabaku lexoi gjatë marrjes në pyetje, duke pretenduar se nuk kishte qenë administrator në atë periudhë. ?Ndoshta janë pagesa të prapambetura?, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga