“Është kaluar çdo kufi dhe vijë e kuqe”/ Ish-presidenti tregon projektin kriminal
Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa bën një analizë të situa...
Nga Fatos Hoxha
Në disa mesazhe publike kam shprehur shqetësimin e thellë për degradimin e papërballueshëm të PD dhe kam bërë thirrje që PD të rikthehet në vlerat dhe idealet themeluese të saj.
PD mund dhe duhet t?a nxjerrin nga gropa ku ka rënë vetëm udhëheqës që identifikohen me idealet dhe vlerat themeluese, udhëheqës që nuk bartin ngarkesa negative nga qeverisja e saj, njerëz që kanë reputacion publik antikorruptiv, që janë të panjollë, karizmatikë dhe shpresëdhënës.
PD ka nevojë për udhëheqës që identifikohen me shoqërinë, që i flasin asaj, që frymëzojnë, që ngjallin besim dhe që japin shpresë.
PD ka nevojë për udhëheqës që nuk imitojnë, por që hapin shtigje të reja, krijojnë politikë të re, prezantojnë ide dhe vizion të ri.
PD ka nevojë për udhëheqës që nuk i ka parë dhe nuk i ka provuar më parë, ka nevojë për gjak të ri.
Unë kam bërë thirrje që Partia të dilte nga qorrsokaku i konfliktit dhe nga dyluftimi Basha-Berisha, sepse ky dyluftim vetëm e konsumon.
Unë kam bërë thirrje që PD t?i largohej debatit për individët dhe t?i rikthehej debatit për idetë, vlerat dhe parimet, me shpresën se kjo mund të bëhej rruga për të identifikuar dhe promovuar liderin e ardhshëm, njeriun që i përfaqeson më mirë këto vlera dhe parime dhe që i mbron bindshëm ato.
Në rrethin e miqve të mi fejsbukas kam hasur skepticizëm.
Sa më shumë që unë flas për vlera, aq më shumë miqtë e mij më flasin për individë. Debati i tyre nuk ikën dot nga Basha-Berisha. Edhe kur u largohet atyre, ai merret me emra të tjerë të politikës së shkuar apo asaj aktuale dhe unë nuk arrij t?i bind miqtë e mij se PD do të shpëtojë vetëm kur të çlirohet nga individët (Basha-Berisha të parët) dhe betejën ta bëjë për parimet, liderët t?i zgjedhë bazuar në vlerat që përfaqësojnë dhe në besueshmërinë që krijojnë.
Unë jam i detyruar të pranoj kulturën politike që na sundon dhe t?i përshtatem asaj, ndaj në këtë postim po hedh një hap në drejtim të miqve të mij, me shpresën që ky hap do të kuptohet më shumë.
PD është në qorrsokak dhe grupi parlamentar i saj ka dalë zyrtarisht me një platformë katërpikëshe për të dalë nga qorrsokaku.
Kjo platformë është hartuar në mënyrë të tillë që t?i volisë Bashës dhe të inatose Berishën.
Kjo platformë nuk e konsideron fare Partinë dhe hallin që e ka zënë atë.
Unë dua të tentoj të propozoj një platformë alternative, që ka në qendër
Partinë dhe nuk merakoset as për Bashën, as për Berishën:
1. PD duhet të futet në zgjedhje për Kryetarin sot, me fushatë zgjedhore së paku 90 ditore, zgjedhjet të jenë transparente, me lista zgjedhësish publike, me administrim neutral (pse jo nga KQZ, pse jo me votim elektronik);
2. Mandati i kryetarit të jetë dy vjeçar, pa të drejtë përtëritje. Mandati dy vjeçar i papërtëritshëm të jetë i përcaktuar në Statutin e PD. Klauzola e Statutit lidhur me mandatin të jetë e pamodifikueshme për 30 vjet nga miratimi i saj (kulti i individit dhe pengmarrja e partise nuk luftohen dot ndryshe)
3. Sali Berisha dhe Lulzim Basha të ndalohet të kandidojnë në zgjedhjet fillestare, si bartës dhe frymëzues të konfliktit brendapartiak, si dhe të ndalohen të marrin pjesë, të organizojnë apo të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në procesin zgjedhor fillestar;
4. Grupi parlamentar i PD të unifikohet dhe t?i nënshtrohet disiplinës së grupit në përputhje me rregullat e funksionimit të tij;
5. Drejtimi i Partisë në periudhën 90 ditore të bëhet nga autoritetet e përcaktuara nga statuti, të cilat duhet të kufizohen vetëm në menaxhimin e përditshëm të punëve dhe të mbajnë distancë dhe neutralitet ndaj procesit zgjedhor.
Ne vitin 2013, kur bëhej gati t?i impononte Partisë Lulzim Bashën për kryetar, Sali Berisha u thonte njerëzve që ia shanin Lulin si humbës: ?mund të humbë një herë, mund të humbë katër herë, por një herë do t?i vijë dita që të marrë pushtetin?. Kjo ishte filozofia e Berishës, ky ishte skenari i tij, ai që na solli në këtë gjendje ku jemi sot.
Filozofia e propozimit tim është e kundërta: le t?i zgjedhim liderat pa frikë, një herë apo katër herë, sepse do të vijë dita që partia të vijë në pushtet. Nëse gabojmë një herë apo katër herë, lideri i gabuar nuk na e pushton partinë, nuk na e merr atë peng ASNJËHERË./CNA.al
Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa bën një analizë të situa...
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ...
Deputeti demokrat Ervin Salianji, pas përfundimit të mbledhj...
“Kontrata për portin turistik të Durrësit nuk është firmosua...
Ish- kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrj...
Për ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Bal...
Deputeti demokrat Tomorr Alizoti, ka kërkuar në një prononci...
Qeveria shqiptare ka investuar që skenarët e ndërprerjes së ...
Avokati Genc Gjokutaj, me anë të një postimi në rrjetin soci...
Koordinari i Bindjes Demokratike në Korçë, Nardi Olli, në nj...
Kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemi...
Deputeti demokrat Xhelal Mziu, në mbledhjen e Kryesisë së PD...
Ish-deputetja demokrate, aktualisht anëtare e Komisionit të ...
Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat p...
Ka nisur me debate mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratik...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka komen...
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalari, në një t...
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD Aleksander Biberaj ka folu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një t...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Andi Mu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...