web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD drejt ringritjes”/ Nishani: Kukullat e regjimit nuk mundën ta asgjësonin

22 Mars 2022, 13:58, Politikë CNA

Ish presidenti Bujar Nishani,  ka deklaruar se Partia Demokratike ka hyrë në një proces të pandalshëm ringritjeje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se, ligësia e kukullave të rregjimit kapur peng prej aferash korruptive nuk arriti ta asgjësonte Partinë Demokratike.

Ndër të tjera, thekson se PD dhe demokratët nuk bëjnë më pas, por do të shkojnë drejtë ringritjes.

?Garancia e këtij proçesi janë vetë demokratët, njerëzit e sakrificave, të ndershmit dhe patriotët. Ligësia e kukullave të rregjimit kapur peng prej aferash korruptive nuk arriti ta asgjesonte Partinë Demokratike, shpirtin demokrat.

E kthyen në një fasadë-opozitë përgjatë 8 viteve të fundit por sot ligësia përfundoi në koshin politik.

22 Marsi na kujton edhe njëherë se sa e vështirë është të ruhet e mbrohet demokracia.

Tashmë jo vetëm që PD dhe demokratët nuk bëjnë pas, por ringritja drejt majës është e pandalëshme dhe e pashmangëshme.

Por çdo minutë, çdo ditë e javë që kalon duhet ruajtur e mbajtur fort tek serioziteti, ndershmëria, e drejta dhe atdhetaria?, shkruan Nishani./CNA.al  





Lajmet e fundit nga