web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë krimet e luftës në Ukrainë/ Zyrtarët e Kievit: Dhjetë civilë të vrarë në dy ditë

19 Mars 2022, 15:20, Kosova & Bota CNA

Vijojnë raportimet në lidhje me vrasje e civilëve nga forcat ruse, krime të cilat klasifikohen si krime lufte. Policia e Kievit, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit.

Ndërkohë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave nga llogaria zyrtare në Telegram, ka bërë me dije se një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk ditën e sotme./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga